BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Rajoni

Lajçak takime me liderët e opozitës në Kosovë, Konjufca kërkon njohje reciproke, Haradinaj kërkon rol aktiv të SHBA-së në dialog

Lajçak takime me liderët e opozitës në Kosovë,

Dita e djeshme ka qenë dita e dytë e vizitës tre ditore të të Dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Kosovë. Të enjten Miroslav Lajçak zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Pas përfundimit me zotin Konjufca, Lajçak me anë të një postimi në Twitter, ka bërë me dije se në takim ka theksuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e dialogut. “Sot në mëngjes, u takova me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe udhëheqësit e grupit. Theksova rolin e rëndësishëm të parlamentit dhe isha i kënaqur kur dëgjova se ata e kuptojnë plotësisht nevojën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e mbështesin atë”, ka shkruar zoti Lajçak. nga ana tjetër kryetari i Kuvendit Konjufca, ka sqaruar se në takim është biseduar në lidhje me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. “Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, citohet të ketë thënë Konjufca. Ai po ashtu theksoi angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Lajçak takim me Krasniqin dhe Haradinajn

Më tej gjatë ditës zoti Lajçak ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, u shpreh se zoti Lajçak e kishte njoftuar në lidhje me zhvillimet e fundit dhe gjithë procesin e dialogut deri tani në tërësi. “U njoftova për zhvillimet e fundit për takimet që kanë ndodhur deri tash, i shpreha qëndrimet e PDK-së në lidhje me këtë proces. Për ne është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejt që është e mundur dhe që përfundimi i tij të ketë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, pa cënuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës të Republikës të Kosovës”, u shpreh ai. Në fund zoti Krasniqi sqaroi se në takim është folur edhe në lidhje me arkivat. “UÇK nuk ka pasur arkiva, ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo që thotë diçka tjetër, me apo pa qëllim, nuk e thotë të vërtetën dhe mund të jenë në favor të konspiracioneve të Serbisë ndaj Kosovës”, tha Krasniqi. Në mbrëmje përfaqësuesi i Bashkimit Europian ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Pas përfundimit të takimit, Lajçak ka bërë me dije se ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e partive opozitare, si dhe u ka kërkuar atyre që të jenë konstruktivë në lidhje me procesin e dialogut. Ndërkohë zoti Haradinaj sqaroi se në takim ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të kenë një rol më aktiv në këtë proces. “I shpjegova zotit Lajçak se çështjet e një rëndësie kaq të madhe në Ballkan e kërkojnë rolin direkt të SHBA-së dhe është tepër me rëndësi roli i presidentit Biden përmes një të ngarkuari të posaçëm, në mënyrë që një marrëveshje e tillë, jo vetëm të jetë e suksesshme dhe zbatuese, por të ketë përkrahje të të gjithë aleatëve tanë”, tha Haradinaj. Lajçak tha për gazetarët se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse është e mirë për Kosovën. “Kërkova mbështetjen e partive opozitare për dialogun pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirë të Kosovës. Partitë opozitare kanë përvojë në dialog dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjoj mendimet e tyre. PO ashtu besoj se do të jenë konstruktivë dhe i konsideroj këto takime si shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”, ka thënë Lajçak. Ndërsa Haradinaj ka shtuar se qëndrimi i kësaj partie për dialogun është arritja e një marrëveshje obliguese ligjore, gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në kufijtë aktualë dhe pa ndërhyrje të brendshme për Kosovën. “Ne mbesim në përkrahje të dialogut. Kemi thënë se do t’i bëjmë presion Qeverisë sonë, në mënyrë që kualiteti i marrëveshjes të jetë i duhuri, por nuk synojmë bllokimin e qeverisë, pra i japim përkrahje qeverisë që të arrijë një marrëveshje obligative ligjore gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë”, tha ai.

 

Më të lexuarat