
Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Lajçak “zbarkon” në Beograd para takimit Kurti-Vuçiç më 18 Mars në Ohër, presidenti serb tregon vijën e kuqe për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova merr në shqyrtim 15 modelet e BE për Asociacionin

Shkruar nga Elmas Bogdani 14 Mars 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak vizitoi ditën e djeshme Beogradin, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajçak shkon në Beograd pas vizitës dyditore në Prishtinë, ku është takuar me Kurtin, dhe zyrtarë tjerë. Ai u takua me presidentin serb, në përpjekje për të siguruar arritjen e një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj, të ofruar nga perëndimi, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Presidenti serb Vuçiç tha të hënën se ka zhvilluar një bisedë të vështirë por domethënëse me zotin Lajçak. “Biseda për Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë do të vazhdojë sonte dhe nesër”, shkroi dje ai në një postim në rrjete sociale. Ndërkaq, në deklaratën pas takimit nga Presidenca e Serbisë, thuhet se Serbia ishte e gatshme që me “përkushtim dhe përgjegjshmëri” t’i qaset dialogut me qëllim arritjen e kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. Para takimit me diplomatin, presidenti serb deklaroi para gazetarëve se në këtë takim, para së gjithash do të flasë për atë se “çfarë mund të bëhet” në dialog dhe jo për “fantazitë që mund t’i kemi”.
Çfarë po ndodh në Serbi?
Ai njoftoi se nuk mund të flasë paraprakisht për rezultatet e takimit me përfaqësuesin evropian, por se do ta informojë opinionin për këtë “të mërkurën ose të enjten” para udhëtimit për në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Presidenti serb theksoi se gjatë takimit me Lajçak, do të diskutojë se çfarë mund të bëhet në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por “nëse dikush nuk është gati të flasë,e lëre më të zbatojë Asocociacionin e Komunave me shumicë serbe”, atëherë kjo “nuk ka kuptim”. “Do të flas para udhëtimit për në Ohër dhe do të flasë se si e shoh gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme. Të mërkurën ose të enjten do të vij me lajme për Kosovën”, tha Vuçiç.
Çfarë po ndodh në Kosovë?
Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë dje se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ia ka ofruar atij. Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit. “Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë...Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha ai. Kryeministri bëri të ditur se para takimit të së shtunës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet agjenda dhe pikat përmbajtjesore që do të diskutohen. “Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, tha ai.
Takimi në Ohër
Diskutimet zhvillohen pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, ku shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb janë dakorduar rreth planit të ashtuquajtur franko-gjerman dhe se tani do të negociohet për udhërrëfyesin e zbatimit të tij. Lajçak të enjten dhe të premten takoi kryeministrin Kurti për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Propozim-Marrëveshjes që në fund duhet të përbëjnë një dokument të njësuar. Dhe për të gjitha këto do të ketë nevojë për një takim të ri të liderëve, më 18 mars në Ohër. Ai në një prononcim për media pas takimit me kryeministrin Kurti, tha se pati një takim konstruktiv dhe se pritshmëritë me të cilat kishte ardhur në Prishtinë tashmë janë përmbushur sepse siç tha ai, “që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet pajtim për zbatimin e tij”.
Më të lexuarat


“Lufta ndaj korrupsionit, barazia qytetare, liria mediave”, Abazoviç në samitin e Demokracisë tregon sekretin se kush i ndihmon për një shtet me standarte të larta

Dashamir Shehi godet aleancën Meta-Berisha: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk është alternativë për shqiptarët, ja pse

Gjermania miraton projektligjin për migracionin, jep lajmin e mirë për Ballkanin, kërkon mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar

Deklarata e fortë e Blinken: Dodik po ndjek të njëjtën rrugë si Vladimir Putin

Erë lufte në Mesdhe, përplasja e madhe e Rusisë me NATO më afër se kurrë

Biden “ping-pong” me Netanyahun për reformën gjyqësore: Të heqë dorë, nuk e ftoj në Shtëpinë e Bardhë

Greqia jo më destinacion i preferuar për shqiptarët me leje qëndrimi afatgjatë/ Alarmojnë shifrat, zbulohet numri i lartë që braktisën vendin fqinj për perëndimin

Marrëveshja Kosovë- Serbi ende pa një vendim, Kurti i prerë thotë fjalën e fundit: Pa aneksime, saktë dhe transparente, të arrihet sa më shpejtë...

Çfarë po ndodh? Pas marrëveshjes Serbi-Kosovë në Maqedoni të Veriut, dy shtetet thirren përsëri në takim urgjentë, zbardhet çështja për diskutim

Parandalohet sulmi terrorrist në shtetin fqinj, do vdisnin të paktën 50 persona. Zbardhen detajet e rënda
