BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Rajoni

Lajm fantastik, vaksina anti-Covid mbërrin në shtetin fqinj me Shqipërinë shumë më shpejt nga ç’pritej

Lajm fantastik, vaksina anti-Covid mbërrin në shtetin fqinj me

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën për media deklaroi se në Maqedoni do të arrijnë vaksinat kundër Covid-19 ne fillim të janarit.

“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.

Venko Filipçe gjithashtu theksoi se mutacioni i ri i virusit i paraqitur në Britani nuk ka asnjë lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19.

Ai tha se edhe tek ne në laboratorët e ASHAM-it, janë konstatuar mutacione të vogla.