BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Rajoni

Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut, ulet numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19

Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut, ulet numri i viktimave dhe të

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 5 viktima dhe 78 raste të reja infeksioni nga Covid.

Me këto shifra, numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 346 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 7124 raste.

Tri nga viktimat e fundit janë nga Shkupi, ndërsa nga një është regjistruar në Kumanovë dhe Strugë.

Për dallim nga ditët e tjera, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën arriti në 172 apo gati 100 më shumë se i të infektuarve, që, njëherësh, paraqet edhe shifrën më të lartë të të shëruarve në dy muajt e fundit.