Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lëvizja e Vuçiç pas dorëheqjes së kryeministrit/ Vjen reagimi i fortë, tregon mashtrimin që po bën Haradinaj: Nuk ka arsye për eufori

Postuar: 20/07/2019 - 10:46

Pas mbledhjes urgjente që bëri dje presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditën e sotme doli në një konferencë për mediat, lidhur me qëndrimin e tij për aktin e Haradinajt.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç u shpreh se duhet të reagojmë me qetësi, moderim dhe pa eufori.

"Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike", tha Vuçiç, raporton televizioni shteteror i Serbisë, RTS.

Vuçiç u shpreh se tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë.

"Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot", u shpreh Presidenti Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia duhet t'i kushtojë edhe më shumë vëmendje jetës dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë.

"Njerëzit tanë në Kosovë mund të mbështeten në shtetin e tyre në Serbi," tha Vuçiç.

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.
 

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është

Postuar: 07/12/2019 - 15:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit s

Postuar: 07/12/2019 - 15:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi.