BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje e pashqetësuar nga rinumërimi, pret të formojë qeveri me 64 mandate në Parlament

Lëvizja Vetëvendosje e pashqetësuar nga rinumërimi, pret

Edhe pse situata ne Kosovë paraqitet e tensionuar me kërkesat e vazhdueshme për rinumërim të pjesshëm apo të plotë të votave të qytetarëve, Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e këtyre zgjedhjeve, paraqitet e qetë dhe e vendosur që të krijojë qeverinë sa më parë. Anëtari i kryesisë së kësaj partie Glauk Konjufca, në një intervistë të dhënë për median kosovare Telegraf, ka folur mbi krijimin e qeverisë, ka komentuar ngjarjen mes ish emisarit të Shteteve të Bashkuara mbi dialogun Kosovë- Serbi Richard Grenell, dhe është deklaruar mbi tema të rëndësishme për realitetin në Kosovë. Në lidhje me formimin e qeverisë së re, ish ministri i jashtëm i ka dhënë edhe afate, duke u shprehur se Kosova do të ketë një qeveri të re përpara 25 marsit, qeveri për të cilën ai siguron që do të ketë 64 mandate deputetësh. Më tej Kunjofca ka dhënë datë të saktë edhe për zgjedhjen e presidentes së vendit, që është gjithashtu një nga temat më të diskutuara, duke qenë se është e paqartë nëse kandidatura e Vjosa Osmanit e cila është duke e ushtruar aktualisht këtë detyrë, do të ketë kuorumin e nevojshëm në seancën kur do të bëhet votimi. “Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera. Unë mendoj që deri më 25 mars do të zgjidhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri më 10 prill do të zgjidhet edhe Presidenti i Kosovës”, tha Konjufca. Më tej ish shefi i diplomacisë kosovare sqaroi se nëse kandidatura e zonjës Osmani nuk kalon në Kuvend, automatikisht vendi do të kalojë në zgjedhje të reja, sinjal ky për partitë dhe deputetët e ardhshëm të kuvendit, dhe koston politike që do të mbajnë në sytë e qytetarëve në rast se nuk votojnë atë që qytetarët duan. Konjufca bëri me dije gjithashtu se pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Ish ministri i punëve të jashtme ka folur edhe për deklaratat e zotit Grenell ndaj kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti. Grenell e quajti zotin Kurti si anti amerikan, deklarata or të cilat kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka reaguar. “Albin Kurti është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthej përgjigje Grenellit. Përveç kohës, nuk është më e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, me të cilin është marrë populli amerikan. Grenelli tash ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për t’ju përgjigj, së është shumë i zënë me proceset e reja. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell. Gjëja më e rëndësishme është që u morr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.

Ambasada në Jeruzalem

Vendosja e ambasadës së Kosovës në Izrael ishte një nga temat e sqaruara nga ish-ministri Konjufca. “Kjo marrëveshje për Ambasadën në Jerusalem, ka qenë jashtë standardeve si lidhen normal marrëdhëniet diplomatike, kjo ka qenë marrëveshje e kushtëzuar me ambasadë. Njohja ka qenë në shkëmbim të vendosjes së ambasadës nga shteti nikoqirit. Njohja besoj se është shumë e rëndësishme dhe duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë si shtet i Kosovës. Këtë e ka për detyrë diplomacia. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme për ta ruajtur”, u shpreh ai. Sipas tij, Kosova do të bëjë gjithçka që mundet për të mos vënë në rrezik apo për të mos e lëkundur vendimin e Izraelit mbi njohjen e saj, përfshirë këtu edhe vendndodhjen e ambasadës.

 

Më të lexuarat