BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje triumfon në zgjedhjet e Kosovës, avantazh të thellë përballë PDK dhe LDK, ja rezultatet

Lëvizja Vetëvendosje triumfon në zgjedhjet e Kosovës,

Lëvizja Vetëvendosje ka triumfuar në zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë. Qytetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës ju drejtuan dje kutive të votimit dhe në bazë të rezultateve të numërimit Vetëvendosje ka qenë bindshëm në avantazh. Në këto zgjedhje pritej një triumf i kësaj partie dhe ashtu ka ndodhur. Pothuajse gjatë gjithë kohës VV ka pasur një avantazh prej 48-49 për qind të votave. PDK ka marrë rreth 18 për qind të votave, LDK rreth 14 për qind të votave, AAK rreth 8 për qind të votave, Nisma rreth 3 për qind të votave. Befasi është humbja e PDKsë në komunat Shtime dhe Ferizaj të cilat qeverisen nga ky subjekt. PDK në Shtime ka arritur të renditet e dyta me 31,19% krahasuar me LVV-në që ka marrë 49,74%. E në komunën e Ferizajt, PDK ka marrë 22,62% kurse LVV ka 59,39%. Ndërkohë që Vetëvendosje vetëm 2 orë pas mbylljes së kutive të votimit ka shpallur fitoren. “Kemi pasur një ditë të gjatë me temperatura të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Andaj mund të themi se fjala referendum ka qenë e qëlluar. Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo për shkak se në sheshe dhe në këtë temperaturë të ftohtë mund të kemi pasoja shëndetësore. Jemi në një situatë pandemike”, ka thënë anëtarja e Kryesisë së LVV dhe ish-ministrja Albulena Haxhiu. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimit të votave nga KQZ-ja. Mirë është që të presim rezultatin, që të gjithë të ndihen të respektuar në këtë proces. U pa që Exit Poll-et kanë një shpërputhje. Ne jemi tek 10 %. S’kemi vija të kuqe as për Vetëvendosjen e as për ndonjë subjekt politik”, ka thënë Haradinaj.

Rezultatet e Exit Polleve

Menjëherë pas përfundimit të votimit 3 Exit Pollet e para nxorrën fitues Albin Kurtin. Njëri Exit Poll, i pari pas mbylljes së votimeve në Kosovë, i realizuar nga “Albanian Post” në të cilin nuk janë të përfshira votat e minoriteteve, shpall fituese Vetëvendosjen. Sipas këtij Exit Polli, se partia e parë është Vetëvendosja me 53 %. Edhe në Exit Pollin RTV Dukagjin, VV’ja del e para me 47.9%! Partia e dytë është : PDK me 20 %; Partia e tretë është: LDK me 17 %; Partia e katërt është: AAK 7 %; Partia e pestë: NISMA 2 %. Ndërkaq edhe Exit Polli i mediumit Koha nxjerr fitues Kurtin. Këto zgjedhje janë të parakohshme në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti në dhjetor. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ishte në qeveri për vetëm disa muaj pasi koalicioni me LDK u prish. Tashmë Vetëvendosje synon që ta marrë e vetme qeverinë teksa në paktin parazgjedhor është lënë që kryeministër të jetë Albin Kurti e Presidente Vjosa Osmani.

IKD vlerëson zgjedhjet

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, ka plotësuar standardin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet: “IKD gjatë tërë ditës deri në mbylljen e kutive të votimit ka monitoruar procesin e votimit të qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me ekipin e përbërë prej 51 vëzhuguesve/monitoresve mobil – vullnetarë – të cilët në fokus të monitorimit kanë pasur rastet e indicidenteve, në të cilat kanë vlerësuar veprimet dhe reagimet e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave”.