Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Limaj-Thaçit: Eja në shtëpi, Rio 2016 është e Majlindës

Limaj-Thaçit: Eja në shtëpi, Rio 2016 është e Majlindës

Postuar: 08/08/2016 - 08:07

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir  kritikon presidentin Hashim Thaçi, i cili tashmë gjendet në Rio, duke i thënë se po mundohet ta promovojë veten tek sukseset e të tjerëve.

“Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim”, shkruan Limaj.

Lexoni postimin e plotë:

Jam duke e shikuar Hashimin…….ky njeri gjithë jetën e tij ka vrapuar që të duket dhe që të shfaqet mu aty, aty diku tek sukseset e të tjerëve, dhe mu aty tek ato sukseset e të tjerve ka tentuar që të promovoj vehtën e tij, dhe vetëm vehtën e tij, dhe kjo tashmë po dihet dhe kjo tashmë po shifet, ai gjihmonë ka dashur të duket dhe të përfitoj nga puna e të tjerëve, asnjëherë nga puna e tij, ai meritat e të tjerve gjithmonë i’a ka m’veshur vehtës së tij.!Por sonte, me gjithë përpjekjet e tij, bile deri në limitet e tija qesharake, nuk mundi as titullin, e as medaljen të ia marr Majlindës, Majlindës e cila sonte këtë medalje ia solli Kosovës me punën dhe djersën e saj dhe të trainerit të saj z. Driton Kuka.

Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim. !!!

Hashim, kishte me qenë e rrugës që gjatë kthimit tënd me e vizitu medalistin tonë të dikurshëm dhe sportistin tonë të shekullit z. Aziz Salihun i cili është i shtrirë në një spital në Turqi.! Sportistin të cilin ti Hashim sa ishte i shtrirë në qendrën spitalore në Prishtinë nuk e ke vizituar, sepse ti e ke ditur se nga ajo vizitë nuk ke qka përfiton personalisht, përpos ndojnë telashe (siq i quan ti) apo siq thua ti të del ndonjë kërkes për ndihmë, e ti Hashim nuk je i gatuar/ Hashim ti nuk je i bërë me e ndihmu askënd, sepse ti nuk e njeh dhe sepse ti nuk e ke këtë virtyt.!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 20:14

Senatori amerikan, James Risch, që kryeson Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, se brenda dy javëve të ardhshme, ka planifikuar votimin në K

Postuar: 24/05/2019 - 19:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i është drejtuar pr

Postuar: 24/05/2019 - 18:04

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell është përgjigjur sot pyetjeve të qytetar

Postuar: 24/05/2019 - 17:00

Kabineti i Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn po e mendon seriozisht m

Postuar: 24/05/2019 - 15:36

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kan

Postuar: 24/05/2019 - 15:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar rastin me faje ku disa të arrestuar dyshohet

Postuar: 24/05/2019 - 15:20

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar ditën e iluministëve pansl