BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Rajoni

Lirohen masat në Kosovë, por dështon rihapja e transportit urban, operatorët ankohen për kriteret e vëna

Lirohen masat në Kosovë, por dështon rihapja e transportit urban,

Ndonëse nga dje janë lehtësuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe është lejuar transporti ndërurban me leje të veçanta, në stacionin e autobusëve në Prishtinë nuk janë parë as autobusë e as udhëtarë.

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve po e sheh si të pamundur aplikimin e masave që janë kërkuar për operimin e autobusëve.

Sipas tyre, më shumë humbje do të kenë nëse vazhdojnë të mbajnë linjat e rregullta me këto kufizime sesa mos të punojnë fare. Kjo shoqatë e sheh si të pakuptimtë që është vënë në punë transporti ndërurban, por qytetarët vazhdojnë të kenë të kufizuar lëvizjen.

Shefi i stacionit të autobusëve, Luan Hoti, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar operimi i linjave të udhëtimit, por tha se sot nuk ka pasur fluks të udhëtarëve dhe as të autobusëve të linjave të rregullta. E shkak për këtë ai tha se mund të jetë që qytetarët vazhdojnë të ketë lëvizjen e kufizuar.