BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Rajoni

“Lulëzimi” 50 ditor i Albin Kurtit, skenarët që pritet të ndiqen dhe mesazhi për politikanët antiamerikanë në Shqipëri

“Lulëzimi” 50 ditor i Albin Kurtit, skenarët që

Teksa e gjithë bota është përqendruar te masat për të përballuar Covid-19, Kosova është futur në një krizë të thellë politike. Dje u miratua me shumicë të cilësuar votash mocioni kundër Albin Kurtit, duke e rrëzuar këtë të fundit nga drejtimi i qeverisë. “Lulëzimi” i Kurtit zgjati rreth 50 ditë, duke u bërë kryeministri më jetëshkurtër. Sinjalet se qeveria nuk do të ishte jetëgjatë u dhanë që pas përfundimit të zgjedhjeve, pasi u deshën muaj të tërë negociatash që LDK dhe Vetëvendosja të gjenin dakordësinë. Por teksa të gjithë prisnin që Kurti të ishte Kryeministri shembull i Kosovës dhe shqiptarëve, Isa Mustafa i dha goditjen fatale duke e larguar nga pushteti.

Ka shumë aludime se përse Kosova arriti në këtë situatë, por nga seanca plenare e së mërkurës, u kuptua qartë se dy janë arsyet kryesore: përplasja me SHBA dhe loja tinëzare me taksën ndaj Serbisë. Kurti foli fillimisht për reprocitet, më pas e hoqi pjesërisht taksën, ndërkohë që nisi një betejë të fortë me amerikanët, sa këta të fundit kërcënuan me largimin e trupave dhe investimeve. Reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë para seancës, është një sinjal i qartë se sjellja alla-Haradinaj e Kurit përballë amerikanëve duket se i kushtoi shtrenjtë. “Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter, duke treguar në një farë mënyre se seanca e mocionit të mosbesimit është mbështetur nga amerikanët.

Nga ana tjetër dhe përfaqësuesit e LDK në sallën e Parlamenti deklaruan hapur se një ndër arsyet që i shty te mocioni, është pikërisht tensionimi i marrëdhënieve me amerikanët. “Qeveria e Kosovës erdhi në pushtet me besimin për ndryshim, për një moment të ri në aspekte të zhvillimit ekonomik të vendit, sundimit të ligjit luftës kundër korrupsionit dhe konsolidim të subjektivit ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti për më pak se 50 ditë pune përmes mosveprimit dhe pozicionimit jokonstruktiv në raport me partnerët në përgjithësi dhe ne veçanti me SHBA-në, ka pamundësuar funksionimin e qeverisë”, tha Arben Gashi në seancë.

Por zhvillimet në Kosovë duket se janë një mesazh i qartë dhe për politikën antiamerikane në Shqipëri. Edhe pse SHBA ka qenë gjithmonë krah nesh dhe po na mbështet prej 30 vitesh të bëhemi shtet demokratik, ka shumë nga ata që mbështetjen e amerikanëve e shohin si cenim sovraniteti. Ish-kryeministri Sali Berisha apo presidentit Ilir Meta jo në pak raste kanë sulmuar amerikanët. Ambasadori Donald Lu u përball me valë akuzash pas largimit, ndërsa nuk munguan dhe fyerjet ndaj zv/ambasadores. Por Kosova dha një shembull dhe një mesazh për politikën shqiptare. Nga njëra anë Kosova tregoi se vë në radhë të parë marrëdhëniet me SHBA. Ndërsa nga ana tjetër po ashtu u dëshmua se ata që u tregojnë dhëmbët amerikanëve nuk e kanë shumë të gjatë. I pari që e pësoi ishte Haradinaj, ndërsa tani Kurti.

Kriza në Kosovë tashmë është thelluar dhe situatën e ka në dorë Hashim Thaçi. Sipas ekspertëve kosovarë tashmë janë dy skenarë që do të zbatohen. I pari është propozimi i një kryeministri të ri. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, VV mund të propozojë një kryeministër të ri pas rrëzimit të Kurtit. Nga ana tjetër mund të vendoset që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Tashmë pritet qëndrimi i presidentit Thaçi për këtë krizë.