BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Rajoni

Macron fton urgjentisht Thaçin dhe Vuçiç në takim, mediat serbe zbulojnë çfarë do të ndodhë

Macron fton urgjentisht Thaçin dhe Vuçiç në takim,

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka ftuar dy presidentët Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç në një takim urgjent.

Gjatë takimeve të ndara me homologët serbë dhe kosovarë, Macron i ka kërkuar atyre të mbajnë një takim të përbashkët.

Lajmin e bën të ditur media serbe “Blic”, e cila ka transmetuar nga afër Forumin e Paqes që po mbahet në Paris.

“Makron dëshiron të takohet me Vuçiçin e pastaj edhe në një takim të përbashkët me Vuçiçin dhe Thaçin” ka thënë një burim diplomatik për gazetën e Beogradit “Blic”, por ende nuk dihet përgjigja e Thaçit dhe Vuçiçit.

Mendohet se ky takim ka të bëjë me kufijtë e Kosovës dhe Serbisë si dhe me taksimin ndaj mallrave dhe produkteve.