BREAKING NEWS

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi situatën epidemiologjike në vend: 19 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa persona kanë humbur jetën

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi
x
BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Rajoni

Mali i Zi drejt krizës, Dritan Abazoviç kërcënon me dalje nga qeveria nëse shkarkohet ministri i Brendshëm dhe shefi i policisë

Mali i Zi drejt krizës, Dritan Abazoviç kërcënon me dalje

Pavarësisht akuzave të fundit për lidhje me Serbinë dhe varësi apo mbështetje ndaj qeverisë serbe, zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka dhënë deklarata të cilat sulmojnë fort Serbinë dhe synojnë të japin idenë e një politikani që mundohet për të mirën e vendit të tij, edhe nëse kjo do të thotë që ti dalë kundër qeverisë. Abazoviç, i cili mban postin e zëvendës kryeministri dhe dhe njëherazi atë të koordinatorit të shërbimeve të sigurisë, kërcënoi se do të përmbysë qeverinë nëse ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç dhe shefi i policisë Zoran Brdjanin shkarkohen. Qeveria aktuale e Malit të Zi është një qeveri e arritur nga koalicioni dhe kërkesa për shkarkimin e zyrtarëve Sekuloviç dhe Brdjan është kërkuar nga partnerët e tij qeverisës. Abazoviç është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA që ka katër deputetë në Parlament është pjesë e koalicionit qeverisës me 41 deputetë nga 81 deputetë që ka gjithsej Parlamenti malazez. Kjo do të thotë se me dorëheqjen e partisë së tij nga koalicioni, qeveri e Malit të Zi bie. “I kam thënë Kryeministrit dhe kolegëve të mi në qeveri disa herë që ata po kalojnë një vijë të kuqe. Nëse do të jetë e mundur të kemi një ministër të ri të Brendshëm, duhet të kuptoni që do të duhet të kemi edhe një Kryeministër të ri. Unë do të rrëzoj qeverinë. Unë do të ndaloj mbështetjen që i kam dhënë koalicionit që solli këtë qeveri në pushtet nëse mendoj që ajo që po bëjnë është e padrejtë", tha Abazoviç për Vijesti.

“Molla e sherrit”

Ajo që ka ndezur tensionet dhe ka çuar n\ë një krizë të tillë brenda koalicionit sa të mund të artikulohen edhe kërcënime për rrëzimin e qeverisë, ka qenë ngjarja në Cetinjë për fronëzimin e Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Zgjedhja e Cetinjes, kryeqytetin e vjetër mbretëror të Malit të Zi për një ceremoni të tillë, ka shkaktuar protesta të shumta nga qytetatër të cilët e konsideruan një veprim të tillë si akt provokimi e nënçmimi të malazezëve dhe një mënyrë pushtimi nga Serbia. Ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të hequr barrikadat që ishin ngritur pranë Cetinjes, Patriarku Ortodoks Serb Porfirije dhe Mitropoliti i ri, Joanikije, duhej të transportoheshin në Cetinje me helikopterë të ushtrisë. Protestuesit pretenduan se vendi i inaugurimit në Cetinje ishte një fyerje për luftën e Malit të Zi për sovranitetin dhe pavarësinë nga Serbia, me të cilën u bashkua nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në 2006. Abazoviç ??kërcënoi me rrëzim të qeverisë, pasi kryeministri Zdravko Krivokapiç akuzoi ministrin e brendshëm dhe shefin e policisë për hezitimin për të prishur protestat kundër fronëzimit të Mitropolitit të ri serb. Policia madje është akuzuar se përse nuk ka prishur apo të mos lejonte ndërtimin e barrikadave nga protestuesit, por Abazoviç ka deklaruar se policia ka qenë e lokalizuar vetëm në manastir dhe jo në rrugët që të çonin atje. Më 7 shtator, Krivokapiç njoftoi një hetim të brendshëm në polici, duke paralajmëruar se "askush nuk do të kursehet, pavarësisht se çfarë pozicioni kanë ose cila parti politike e mbron atë". "Për gjithçka që unë mendoj se është drejtësi, unë do të qëndroj pas saj, pavarësisht nga çdo kosto. Unë nuk do të qëndroj prapa gjërave që janë e padrejtë. Do të jetë indikative, nëse dikush mendon se policia malazeze duhet të menaxhohet nga Beogradi, kjo nuk do të ndodhë. Nëse dikush mendon se policia malazeze duhet të menaxhohet në atë mënyrë që të nxirret një përfitim politik prej saj, kjo nuk do të ndodhë nën drejtimin tim," u përgjigj Abazovic. Por dy blloqet e tjera në qeveri kanë kërkuar një hetim mbi menaxhimin e policisë, duke akuzuar Ministrin e Brendshëm dhe kreun e policisë për refuzimin e zbatimit të vendimeve të qeverisë për protestën në Cetinje. Partneri më i madh në qeverinë e koalicionit, Fronti Demokratik pro-serb, i bëri thirrje Kryeministrit të shkarkojë Sekuloviç dhe Brdjanin. Një parti tjetër, Mali i Zi Demokratik, sfidoi Abazoviçin të rrëzonte Kryeministrin, nëse guxonte. “Ne të ftojmë të përmbysësh qeverinë nëse ke guxim. Sigurisht, ju nuk e bëni këtë, dhe kërcënimet tuaja janë vetëm një blof, si shumë herë më parë", thuhej në një deklaratën e kësaj partie.