BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Rajoni

Mali i Zi jep alarmin për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, mesazh Brukselit për integrimin

Mali i Zi jep alarmin për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor,

Këshilli Atlantik i Malit të Zi ka prezantuar ditën e djeshme një raport ku ka bërë me dije se

pavarësisht nga të gjitha pasiguritë, tendencat prapavepruese dhe ngadalësimi i progresit të përbashkët, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë një shans real për të krijuar një vizion të qartë dhe të përbashkët të rajonit bazuar në reformat e nevojshme. Raporti i Sigurisë për Ballkanin Perëndimor sqaroi se BE-ja nuk duhet të vonojë procesin e integrimit të rajonit. E ndjekur nga përfaqësues të trupit diplomatik në Mal të Zi, tryeza e rrumbullakët e këtij këshilli diskutoi format botërore që ndikojnë në vendet e Ballkanit. Duke kujtuar serinë e krizave që kanë kapluar botën dhe veçanërisht Ballkanin Perëndimor, Milica Pejanoviç – Gjurishiç theksoi se rajoni është përsëri në udhëkryq të tendencave të ndryshme gjeo-politike. “Demokracia liberale është në krizë dhe vlerat perëndimore janë në pikëpyetje, rajoni është i prekshëm, siguria nuk është arritur. Kjo është arsyeja pse raporti thekson rëndësinë se pse është i nevojshëm që NATO duhet të zhvillojë një vizion të ri dhe se BE-ja ta ndryshoj qasjen e saj”, vuri në dukje ajo. Sipas saj, vendosja e një dialogu efektiv midis SHBA-së dhe BE -së është e një rëndësie kyçe, e cila do të rezultonte me një marrëveshjen për një strategji të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Duke kujtuar se Ballkani është një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara, ajo vuri në dukje se është inkurajuese që administrata e re në Washington të tregoj qartë qëllimin e saj për t’u angazhuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon. “Rusia përdori të gjitha dobësitë e Perëndimit. Ai vend, si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB -së, mund të bllokojë të gjitha proceset në Ballkanin Perëndimor”, kujtoi ajo.

Rreziku rus

Gjithashtu, për shkak të lidhjeve të mëparshme politike dhe historike, Rusia po e imponon veten si një partner dhe tani po imponohet në energjetikë, tregti dhe investitor. Ajo që theksohet veçanërisht në raport është fakti se “fuqia e butë” e Rusisë po fiton terren. “Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë viteve të fundit në Mal të Zi, si pjesë e fushatës përgatitore për anëtarësimin e plotë në NATO dhe më gjerë. Rusia po e ushtron atë ndikim përmes Kishës Ortodokse Serbe, duke këmbëngulur në një identitet pansllav, duke përhapur një rrjet të medieve të lidhura me të si dhe fushatave dezinformuese”, tha ajo. Sipas saj, “fuqia e butë” e Rusisë po bëhet dominuese dhe se rajoni po i nënshtrohet asaj për shkak të institucioneve të dobëta, informacionit të dobët dhe nivelit të ulët të medias. “BE-ja si partneri më i rëndësishëm i rajonit për shkak të perspektivës së tij evropiane, nuk duhet të hezitojë dhe të vonojë procesin e integrimit të këtyre vendeve, sepse kjo mund të ketë pasoja serioze për zbatimin e angazhimeve të saja strategjike në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe qëllimet gjeo-politike”, paralajmëroi ajo.

Më të lexuarat