Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mali i Zi merr shembullin e Shqipërisë

Postuar: 07/09/2018 - 14:34

Nën shembullin e Shqipërisë, edhe Mali i Zi ka pranuar të marrë deri në 5 emigrantë nga anija italiane e shpëtimit “Diciotti”. Gatishmërinë e konfirmoi qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Ministri i Jashtëm italian Enco Moavero Milanezi e konsideroi vendimin e Podgoricës si shenjë solidariteti të vendit ballkanik me vlerat e Bashkimit Europian.

Muajin e kaluar Shqipëria pranoi të marrë 20 nga rreth 150 refugjatët e anijes “Diciotti”, që u bllokua për disa ditë në brigjet e Siçilisë, për shkak të konfliktit mes Romës dhe Brukselit për çështjen e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Megjithatë, Brukseli tha se emigrantët nuk mund të detyrohen të shkojnë në një vend jashtë BE-së pa vullnetin e tyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2018 - 10:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga qeveria e Kosovës. Lideri serb kërkon që Kosova të tërhiqet kjo masë doganore.

Postuar: 22/11/2018 - 09:32

Srdjan Darmanoviç, Ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka reaguar Serbisë duke thënë se

Postuar: 22/11/2018 - 08:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund ta marrë ed

Postuar: 22/11/2018 - 07:41

Qeveria e Kosovës i ka dhënë dje fund qasjes diplomatike në marrëdhënien me Serbinë duke nisur bl

Postuar: 21/11/2018 - 21:26

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia po përgatit masa kundër Kosovës

Postuar: 21/11/2018 - 20:35

 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se vendimi për rritjen e taksës për produkete

Postuar: 21/11/2018 - 19:24

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia shqiptare e cila ka qenë partner