BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Rajoni

Mali i Zi në ngërç politik, “shkunden” pozitat e Dritan Abazoviçit, ja çfarë e pret kryeministrin dhe kush e ka në dorë fatin e tij

Mali i Zi në ngërç politik, “shkunden” pozitat e

Kohët e fundit janë lëkundur pozitat e qeverisë malazeze, teksa është kërkuar edhe shkarkimi ie Dritan Abazoviç. Nuk ka asnjë prononcim nga partia pro serbe, Fronti Demokratik e cila mund të vendosë fatin e Dritan Abazoviç. Ndërkohë askush nga qeveria e Dritan Abazoviç nuk ka mbërritur në zyrën e partisë pro-serbe Fronti Demokratik të cilët kanë kërkuar formimin e një qeverie teknike që do të ishte përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, si forma e vetme që mund t’i japë zgjidhje ngërçit politik në vend. Këta të fundit, të cilët kanë 20 deputetë në Kuvend nuk prononcohen se si do të votojnë në seancën e 19 gushtit, kur ligjvënësit malazezë do të vendosin nëse do të shkarkojnë apo jo kryeministrin Dritan Abazoviç. Mbrëmjen e së shtunës Lëvizja Qytetare Ura e cila udhëhiqet nga Abazoviç i ftoi demokratët që të shkojnë drejt Bashkimit Evropian duke votuar anëtarët e Këshillit Gjyqësor në 16 gusht. Abazoviç në një komunikim publik së fundmi ka thënë se nuk do të përjashtonte marrëveshjet përpara 19 gushtit. Partia pro-serbe nuk ishte në mesin e forcave që iniciuan shkarkimin e Abazoviç, pasi ky i fundit miratoi të ashtuquajturën Marrëveshje Themelore me Kishën e Serbisë.  Së fundmi siç bëjnë me dije nga kjo forcë politike prioritet i qeverisë malazeze duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të mos bashkëpunojë me partinë e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç, Partia Demokratike e Socialistëve. Nëse Abazoviç bie, për të cilin duhen edhe 5 vota, vendi mund të futet në kaos politik të cilat mund të zgjidhen vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Më të lexuarat