BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Rajoni

Mali i Zi shembull në Rajon, pak viktima, pak të prekur, regjistron më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid

Mali i Zi shembull në Rajon, pak viktima, pak të prekur, regjistron

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi të martën se edhe nëntë persona, të diagnostikuar më herët me koronavirus, janë shëruar.

Me këtë shifër, numri i të shëruarve në këtë vend shkon në 199, ndërsa në fazë të shërimit janë 115 pacientë.

“Me kënaqësi mund të them se në Mal të Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19”, tha Senad Begoviq, ndihmës i drejtorit të Institutit malazez të Shëndetit Publik.

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë të shtrirë tetë pacientë. Prej tyre, pesë janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile, një tashmë ka dalë negativ në testin për koronavirus, ndërsa dy pacientë janë të vendosur në respiratorë.

Në Malin e Zi kanë humbur jetën shtatë pacientë me koronavirus. /REL/