Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maqedoni, aleatët: Ligji për gjuhën shqipe brenda 100 ditësh ose dalim nga Qeveria

Maqedoni, aleatët: Ligji për gjuhën shqipe brenda 100 ditësh ose dalim nga Qeveria

Postuar: 17/07/2017 - 16:28

Krahu i ish-luftëtarëve të UÇK-së nga radhët e BDI-së në Qeverinë e re të Maqedonisë është shprehur dje qartë se nuk do të ketë lëshime dhe se ligji i ri për gjuhën shqipe duhet të miratohet brenda 100 ditëve. Një zyrtar i lartë i BDI nga ky krah theksoi për Agjencine e lajmeve INA se ligji duhet të miratohet brenda 100 ditëve dhe se ky qëndrim është shprehur qartë edhe nga zv/kryeministri Hazbi Lika.
 
“Ne jemi të vendosur që të mos ketë lëshime dhe taktizime. Nëse Ali Ahmeti tenton të bëjë sërish lëshime, atëherë humbja do të jetë e thellë. Qëndrimi ynë është në një linjë me atë që e theksoi Hazbi Lika dhe nuk ka pse të tërhiqemi, kur dihet se ne jemi shtylla për mbajtjen gjallë të kësaj qeverie”, theksoi për INA, zyrtari i lartë i BDI.  Ai pranon se ka zëra brenda partisë së tyre që pajtohen që ligji të miratohet pas zgjedhjeve, ashtu siç e kërkon kryeministri Zaev.
 
Zëvendëskryeministri Lika ka bërë të qartë se ligji do të miratohet brenda 100 ditëve dhe procedurat do të kalojnë në Qeveri dhe më pas në Kuvend.
“Së shpejti ky propozim-ligj do të miratohet në Qeveri, për të cilin janë marrë vesh partnerët. Është çështje ditësh procedurës.”, theksoi Lika.
Zv/kryeministri Hazbi Lika megjithatë pranon se pas qeverisë ligji nuk do të shkojë në Kuvend, por së pari do ta shqyrtojë Komisioni i Venedikut
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Zaev: Marrëveshja historike me Bullgarinë do nënshkruhet në dy gjuhët

Postuar: 26/07/2017 - 20:08

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha sot se marrëveshja historike e fqinjësisë me Bulgarinë do të nënshkruhet në guhën maqedone dhe atë bullgare.
 
BE pezullon financat e projekteve të asistencës në Mitrovicë

Postuar: 26/07/2017 - 19:59

Gjermania dhe Franca thanw sot se mbështesin plotësisht vendimin e Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 mili
Francë, 12,000 të evakuar nga zjarret në 3 qytete bregdetare

Postuar: 26/07/2017 - 16:16

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se 12,000 njerëzve në qyetin bregdetar kodrinor të Cote d'Azur teksa zjarret mbizotëronin për të tretën ditë radha
BE, Kriza e emigracionit/ Gjykata austriake vendos për depërtimin e azilkërkuesve

Postuar: 26/07/2017 - 16:13

Një gjykatë e lartë e BE vendosi sot se refugjatët në BE mund të deportohen drejt vendit të parë të mbërritjes, edhe në rrethana të jashtëzakonshme.
Vuçiç: Ta zgjidhim nyjën gordiane të Kosovës

Postuar: 24/07/2017 - 21:26

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka shkruar dje se Serbia duhet të nisë dialogun e brendshëm për zgjidhjen e asaj që ai quajti "nyja gordiane" e Kosovës, në mënyrë
Thaçi: Parlamenti i Kosovës mblidhet më 3 gusht

Postuar: 24/07/2017 - 21:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi sot që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të mbahet më 3 gu
Thatësira në Itali, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Postuar: 24/07/2017 - 20:33

Italia është në rrezik thatësire.