Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maqedoni/ Ivanov i jep mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë

Postuar: 17/05/2017 - 15:52

Pas disa muajsh refuzimi, presidenti maqedonas Gjorge Ivanov i dha mandatin për formimin e një qeverie udhëheqësit socialdemokrat Zoran Zaev, duke hequr kështu të gjitha pengesat e mbetura për një transferim paqësor të pushtetit.

“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jet kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së” –  deklaroi Gjorge Ivanov.

Dorëzimi i mandatit vjen  pasi presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Shumica e re parlamentare ka mbështetjen e 67 nga 120 deputetë. Zaev ka lajmëruar se do të përpiqet të formojë qeverinë e re nga fundi i muajit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 22:52

Sekretari Pompeo takoi të martën në New York, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një drekë pune në të cilën diskutuan për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropia

Postuar: 20/08/2019 - 17:41

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus.

Postuar: 20/08/2019 - 16:29

Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona

Postuar: 20/08/2019 - 15:22

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Koms

Postuar: 20/08/2019 - 15:17

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomis

Postuar: 20/08/2019 - 15:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar sot kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj me të cilin

Postuar: 20/08/2019 - 15:08

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ri