Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maqedoni, Mickoski: Lufta e Zaev ishte mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit

Postuar: 11/09/2019 - 15:32

Kreu i opozites maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp sot foli për takimin e djeshëm me kryeministrin Zaev dhe për mosarritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike.

Mickoski thotë se LSDM dhe megafonat e partise mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë thënë gënjeshtra.

Sipas tij bëhet fjalë për shpikje që kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga arsyet e vërteta se pse nuk është arritur marrëveshja.

“Dje para meje ishin njerëz që nuk duan sundim të së drejtës, nuk duan drejtësi dhe ikin nga ballafaqimi me ligjit për shkak se puna e tyre mund të bëhet lëndë hetimi në prokurori. Të gjithë e dimë se nuk janë të pastër dhe janë deri në fyt në krim dhe korrupsion. Por, ta lëmë anash. Ne jemi serioz dhe duam ta njoftojmë opinionin për ditën e djeshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, e vërteta është se dje lufta kryesore e Zaevit ka qenë mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit.

 “Të mund të kontrollojë dhe menaxhojë, të urdhërojë, të mbyll raste. Ky kontroll i duhet të mos përgjigjet për rastin ‘Haraçi’. Luftonte për ikjen nga përgjegjësia e tij, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve. Të mos arrihet deri tek Kiracovski, as tek Remenski dhe të gjithë të përfshirët në krim. Për këtë shkak nuk ka marrëveshje”, tha Mickoski.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:34

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, i quajtur Sali Berisha është vënë në pranga nga Policia e Krimeve Ekonomike.

Postuar: 19/09/2019 - 15:29

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç, tha se partia do të tentojë të h

Postuar: 19/09/2019 - 15:21

Gjermania nuk ka propozime konkrete për zgjidhjen e problemit me Kosovën dhe nuk ka gjithashtu

Postuar: 19/09/2019 - 07:33

Fushata për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë ka vijuar dje me akuza e premtime nga

Postuar: 18/09/2019 - 19:38

Lideri i PDK në Kosovë, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në Konventën e Gruas Demokratike, ku k

Postuar: 18/09/2019 - 19:36

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qeveria e re do të hapë