BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Rajoni

Maqedoni, Mickoski për Qeverinë: Çdo shtet ka mafia, tek ne mafia ka shtet

Maqedoni, Mickoski për Qeverinë: Çdo shtet ka mafia, tek ne
Kryetari i opozitws maqedonase OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar sërish pushtetin për përfshirje në aferën “Haraçi”.
 
Mickoski konferencën e nisi duke thënë se çdo shtet ka mafian e vet, ndërsa në Maqedonia mafia ka shtet.
 
“Institucionet dhe kryeministri Zaev nuk mund ta zgjidhin këtë krim, për shkak se edhe vet janë të përfshirë në të. Njerëzit që janë të përfshire në rastin Reket janë njerëz të afërt të Zaevit. Këtu është e përfshirë edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva. Fjalët e saj që dëgjohen në incizim janë “mos u shqetëso, krejt do jetë në rregull”, tha Mickoski.
 
I pyetur nëse do ta mbështesin Katica Janevën që të jetë pjesë e Prokurorisë së re, ai tha se nuk do ta bëjnë këtë gjë, duke shtuar se për të nuk do të ketë vend.