BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Rajoni

Maqedoni, përfundon protesta, shqiptarët të premten sërish në shesh

Maqedoni, përfundon protesta, shqiptarët të premten sërish
Protesta e shqiptarëve të Maqedonisë kundër dënimit me burgim të 6 shqiptarëve për rastin “Monstra” ka përfunduar zyrtarisht.  Mijëra qytetarë u tubuan në rrugët e Shkupit. Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit u nisën nga xhamia “Jahja Pasha” duke mbërritur në Bit Pazar, ku u përballën me kordonin e mbyllur të policisë në hapësirën para qendrës tregtare “Mavrovka”.
 
Pas orës 15:00, shumica e protestuesve u shpërndanë pas thirrjes së organizatorit të protestës, ndërsa një numër i vogël vijuan të qëndrojnë përballë kordonit policor në Bit Pazar. Organizatori ftoi turmën që të vijnë të premten e ardhshme dhe të shprehin zemërimin e tyre në mënyrë paqësore.
 
Ndërkohë, për sot ka qenë i paralajmëruar një tubim edhe nga vetë maqedonasit, të cilët kundërshtojnë protestat e shqiptarëve. Por manifestimi i tyre është anuluar dhe ka gjasa që të zhvillohet paraditen e së shtunës.