BREAKING NEWS

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti për shkarkimin e presidentit shkon për votim në seancë plenare, ja detajet

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti
x

Rajoni

Maqedoni, Sela: Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI

Maqedoni, Sela: Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë dje se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI.
 
“Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI”, ka thënë Sela, duke shtuar se për shkak se BDI ka qenë për një pjesë të madhe në pozitë së bashku me parti maqedone, ajo nuk meriton të qeverisë më dhe duhet të reflektojë.
 
“BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse, dhe procese të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve”.
 
Tutje Sela tha se nuk ka gjasë që subjekti i tij të bëjë koalicion me një parti maqedone para zgjedhjeve.
 
Për momentin në Maqedoni të veriut ka më shumë parti shqiptare se sa maqedone përkundër numri i banorëve shqiptarë është më i vogël se sa numri i banorëve maqedonë. Maqedonët kanë vetëm dy subjekte politike.  
 
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni të Veriut do të mbahen me 12 prill.