BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Rajoni

Maqedoni, Sheqerinska: Treguam me vepra se askush nuk është mbi ligjin

Maqedoni, Sheqerinska: Treguam me vepra se askush nuk është mbi ligjin

Zëvendësministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot tha se qeveria e Maqedonise se Veriut tregoi me vepra se askush tashmë nuk është mbi ligjin, dhe se ligjet vlejnë për të gjithë dhe secili duhet t’i respektojë institucionet dhe ligjet. Puna kyçe është lejimi i institucioneve ta bëjnë punën e tyre”.


Ajo shprehu keqardhje që edhe pse si Qeveri kanë dëshmuar se gjërat kanë ndryshuar, opozita megjithatë nuk ka ndryshuar duke akuzuar opozitën maqedonase për mosarritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike.


Ajo theksoi se qytetarët ashtu edhe Qeveria kanë pritur dhe presin Ligj të ri për Prokurori Publike, por shtoi se njerëzit kryesorë të partisë opozitare maqedonase ende presin amnisti.


Sipas saj, Qeveria kërkon nga institucionet të hetojnë pushtetin, opozitën qytetarët dhe se Maqedonia asnjëherë nuk do të kthehet në të kaluarën.