BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut ende nën kthetrat e koronavirusit, merret vendimi për masat shtrënguese dhe hapjen e kufijve

Maqedonia e Veriut ende nën kthetrat e koronavirusit, merret vendimi

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut deklaroi se karantina shtetërore mbetet ende në fuqi, por personat që kthehen me një test PCR negativ vetizolohen vetëm një javë në shtëpi.

Ai tha se vendet fqinje i kanë hapur kufijtë, por MV nuk duhet të ngutet duke parë numrat e rinj ditëve të fundit. “Hapja e kufijve nga ana jonë nuk është mirë edhe për vendet fqinje duke parë rritjen të infektuarve në vendin tonë. Por edhe për këtë do të diskutohet nga fundi i javës në Komisionin e Sëmundjeve Infektueseve”.

Ministri Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se për momentin nuk do intensifikohen masat, por do të priten ditët në vijim. Nëse vijohet me këto numra do të ketë propozim për shtrëngimin e masave dhe eventualisht vendosjen e orës policore në komunat ku situata do të paraqitet kritike. Për momentin komunat problematike janë, Çairi, Gazi Baba, Saraj, Shtip, etj.

Maqedonia e Veriut ka shënuar 7 viktima dhe 89 raste të reja me koronavirus, shumica prej të cilave janë regjistruar në Shkup dhe në Çair.