BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut hap të gjitha vendkalimet kufitare, situata nga pandemia bën që të vendosen kritere të forta kontrolli

Maqedonia e Veriut hap të gjitha vendkalimet kufitare, situata nga pandemia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga nesër, 17 qershor, të hapë të gjitha vendkalimet kufitare, duke zbatuar masat që janë ende aktive.

Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Shëndetësor përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.