BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar? Ali Ahmeti tregon ‘vijat e kuqe’ për bashkëpunim me LSDM-në

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar? Ali Ahmeti tregon ‘vijat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka treguar vijat e kuqe për t’u bashkuar me LSDM-në dhe të formojnë qeverinë. Në një intervistë për Klan Maqedoni, Ahmeti tha se nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për kryeministër shqiptar.

“Sigurisht, unë po i riafirmoj vijat e kuqe, nuk ka kthim pas: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fiqnjësi të Mirë (me Bullgarinë) vettingu, dhe Kryeministri shqiptar”, u shpreh ai. Kreu i BDI më tej tha se nëse nuk plotësohet kërkesat e tij ai do të qëndrojë në opozitë.

“Kujt ia merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa BDI-në, më duket se ga guxim të tepruar! Të gjitha palët duhet t’i ulin tensionet, t’i lënë prapa emocionet dhe foklorizmat dhe të gjithë të mendojmë bashkarisht se si t’i çojmë proceset përpara!”, shtoi Ahmeti.

Partia e Ali Ahmetit ka arritur që të marrë 15 deputetë, duke dalë e para në radhët e partive shqiptare. Ndërkohë fituese e zgjedhjeve ka dalë LSDM-ja e Zoran Zaev, dhe parti e dytë është renditur VRMNO-DPMNE.

Më të lexuarat