BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut me qeveri të re, Kovaçevski merr zyrtarisht postin e Kryeministrit pavarësisht kontestimeve për legjitimitetin

Maqedonia e Veriut me qeveri të re, Kovaçevski merr zyrtarisht

Maqedonia e Veriut ka tashmë një qeveri të re. Në orët e vona të së dielës, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar ekzekutivin e ri dhe Kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Pas shumë debateve, 62 deputetë kanë votuar pro qeverisë së re, ndërsa 46 kanë votuar kundër. Një nga problemet më të mëdha që u adresuan edhe ne diskutimet mes ligjvënësve, ishte legjitimiteti i qeverisë së re. Kjo pasi qeveria me në krye Kovaçevskin është zgjedhur në Parlament dhe nuk ka dalë si rezultat i zgjedhjeve. Ndërkohë, presidenti Stevo Pendarovski ka pranuar dje përbërjen e qeverisë së re në vilën Vodno. Ky akt zyrtarizon edhe përfundimisht ekzekutivin e ri. Mëngjesin e së hënës, kryeministri i ri Kovaçevski, ka marrë funksionin dhe kabinetin e kryeministrit të deritanishëm Zoran Zaev. Pranim-dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në Qeveri. Mazhoranca e re qeverisëse është e përbërë nga LSDM, BDI, Alternativa, PDSH dhe parti tjera më të vogla. Ndërkohë që ajo që vihet re është se nga 21 poste në qeverinë e re, vetëm katër prej tyre janë të rezervuara për gjininë femërore, duke e bërë pjesëmarrjen e grave në qeverinë e re shumë të ulët. Sa i përket axhendës së kryeministrit të ri, ditën e djeshme ajo ka qenë shumë e ngjeshur, me mbledhjen e parë të qeverisë dhe me takimin e zhvilluar me ministren gjermane për Evropë, Ana Lirman.

 

Pritshmëritë në marrëdhënien me Bullgarinë

 

Kryeministri i ri është deklaruar në lidhje me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, për të cilën ka bërë me dije se mazhoranca e re ndjek të njëjtën politikë dhe qëndrim si edhe qeveria e ushëhequr nga ish kryeministri Zoran Zaev. “Historia duhet t’u takojë historianëve dhe jo politikanëve dhe qëndrimet tona janë të qarta si kristali – për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk negociojmë me Bullgarinë. Pozicioni ynë është i qartë si kristali, se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut ku qytetarët flasin maqedonisht dhe të cilët kemi identitetin tonë. Sa i takon të drejtave të pakicave (bullgarëve), ne i respektojmë të gjitha përkatësisë dhe të gjitha organizatat të cilat janë të rregulluara në nivel ndërkombëtar, përfshirë këto edhe Kombet e Bashkuara dhe të drejtat e pakicave. Ne jemi shtet që gjithashtu ka deklaruar se sa i takon shteteve fqinje, nuk do të përzihet në çështjet e tyre të brendshme”, tha Kovaçevski. Deklarata e tij vjen ndërkohë që sot (e martë) pritet që homologu i tij bullgar Kiril Petkov pritet të vizitojë Shkupin. Petkov ka uruar dje Kovaçevskin për marrjen e mandatit si kryeministër i vendit dhe shprehu shpresën për bashkëpunim e dialog. “Pres të punojmë së bashku për një dialog të ri konstruktiv dhe mirëkuptim në interes të marrëdhënieve tona dypalëshe, zhvillimi i të cilit është në dobi të madhe për qytetarët e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryeministri bullgar në Facebook. Qëndrimin e vendit të tij në lidhje me prespektivën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Petkov e ka cilësuar si konsistente dhe të qartë. Një marrëdhënie e mirë fqinjësore për dy shtetet, ai e ka cilësuar si fitimprurëse jo vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Kryeministri i Bullgarisë, ka folur edhe në lidhje me pakicën maqedonase në Bullgari. Pavarësisht se vendi i tij kërkon njohje të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dh përfshirjen e tyre në Kushtetutën maqedonase, Bullgaria nuk mban të njëjtin qëndrim për njohjen e pakicën maqedonase në Bullgari. “Nuk ekziston një pakicë e tillë dhe as që mund të flasim për një pakicë të tillë”, tha Petkov. Gjithsesi ai konfirmoi këmbënguljen dhe kushtëzimin e palës bullgare, minoritetit bullgar në Maqedoni për të hyrë në Kushtetutën e vendit, duke shtuar se asnjëherë nuk e ka deklaruar afatin e saktë për zgjidhjen e kontestit. Sakaq, zëvendës kryeministri i ri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiç, tha se Maqedonia nuk do të ndërhyjë në punën e brendshme të fqinjëve. “Sqarimi dhe përcaktimi se çfarë lloj bashkësie etnike ekziston në çdo vend të rajonit nuk do të ishte produktive në këtë kohë. Nuk i takon Maqedonisë së Veriut të thotë se ku ka pakicë në rajon, është një çështje e brendshme e vendeve në rajon, përfshirë Bullgarinë”, tha ai.

Më të lexuarat