BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut mund të mbyllë sërish kufijtë, reagon ministri i Shëndetësisë dhe tregon çfarë pritet

Maqedonia e Veriut mund të mbyllë sërish kufijtë, reagon

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në rajon mund të rikthejë bllokimin e kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e saj fqinje. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me coronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditëve të fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150, në Bosnje mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”.

“Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.

Edhe Maqedonia e Veriut po vazhdon të ballafaqohet me numër të lartë të rasteve pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve janë regjistruar 78 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në këtë vend ka arritur në 7124, prej të cilëve 3199 janë shëruar, ndërsa 346 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3579.