BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut planifikon të rihapë kufijtë, zbulon strategjinë se si do të procedohet për udhëtimin e njerëzve

Maqedonia e Veriut planifikon të rihapë kufijtë, zbulon

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke komentuar hapjen e mundshme të kufijve për të bërë të mundur udhëtimin e qytetarëve në pushime verore, deklaroi se kjo duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar mes më shumë shteteve.

“Kam biseduar me ministren e Shëndetësisë të Shqipërisë dhe me ministrin e Shëndetësisë të Greqisë dhe duhet të bëjmë një konferencë të përbashkët. Për nesër është caktuar mbledhje e OBSH-së për rajonin tone, kurse gjatë samitit europian të mërkurën do të flitet për “strategjinë dalëse” nga kjo gjendje”, -tha Filipçe.

Një nga temat në të dy diskutimet do të jetë se si të koordinohet hapja e kufijve dhe cilat masa do t’i ndërmarrë secili nga vendet sepse nuk do të mundemi, jo vetëm ne, por cilido shtet, të kemi strategji të suksesshme nëse në ndonjë moment pa kontroll lëshohen udhëtar nga jashtë.

“Për këtë është i vetëdijshëm secili vend dhe për këtë bëhen këto takime koordinuese. Mund të sjellim masa të caktuara, të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve fqinje nëse udhëtojnë kudo. Vetëm kjo mund të jetë një histori e suksesshme”, -deklaroi ministri Filipçe. /Alsat/