BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Maqedonia e Veriut shpreson nga shifrat, shënohet ulje e numrave të pandemisë së koronavirusit

Maqedonia e Veriut shpreson nga shifrat, shënohet ulje e numrave të

Që nga 1 qershori, kur në Maqedoninë e Veriut pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100.

Por, edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5196.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 247.

Numri i të shëruarve sot shkoi në 1974, përfshirë këtu edhe 48 personat që iu shtuan listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve aktive është 2975.