Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maqedonia e Veriut, të burgosurit realizojnë të drejtën e votës

Postuar: 20/04/2019 - 15:37

Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës dhe fillon heshtja zgjedhore.
 
Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.
 
Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në strehimoret ku strehohen, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre dhe votuesit që në ditën e votimit janë në masën e arrestit shtëpiak në vendin ku e vuajnë këtë masë.
Votimi edhe sot edhe nesër në ditën e zgjedhjeve fillon në orën shtatë dhe do të zgjatë deri në orën 19.
 
Në 3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.
 
1.726.795 votues janë të regjistruar në ekstraktet nga lista zgjedhore, 77.579 votues janë në punë të përkohshme ose rezident jashtë vendit, 1.640 janë duke vuajtur dënimin ose janë në paraburgim dhe shtatë zgjedhës janë të regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit.
 
Në ekstraktin special të listës së zgjedhësve janë regjistruar 1,781 votues që kanë paraqitur një kërkesë në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore jashtë vendit.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 5 maj.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 22:21

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara.

Postuar: 24/08/2019 - 22:11

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç në

Postuar: 24/08/2019 - 20:23

Rreth orës 13:15 minuta të ditës së sotme në qendër të Prizrenit ka pasur tentativë për dhunim se

Postuar: 24/08/2019 - 15:52

Një ari ka sulmuar një polic të Kosovës në fshatin Pecaj të Pejës.

Postuar: 24/08/2019 - 15:21

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është e vendosur më shumë se k

Postuar: 24/08/2019 - 15:09

Sekretari i përgjithshëm i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Igor Janushev ka kritikuar pushtetin

Postuar: 24/08/2019 - 14:51

Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë,