Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maqedonia Veriore reagon pas vendimit të Kosovës për masën reciproke në dy produkte

Postuar: 17/08/2019 - 15:21

Maqedonia Veriore ka reaguar për herë të parë pasi Kosova, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendimin për marrjen e masës reciproke ndaj tyre në dy produkte (mjaltit natyral dhe patatet).
 
Lidhur me këtë ka reaguar ministri maqedonas i Bujqësisë, Trajan Dimovski i cili tha se ndalimi i importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova nuk paraqet masë të posaçme vetëm për Kosovën.
 
Dimovski sqaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri. Ai theksoi se pret që së shpejti të arrihet zgjidhje për mes dialogut.
 
“Nuk po implementojnë monitorimin, nuk kanë ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, por se masa vlen për të gjithë shtetet tjera. Nëse dëshmohet se po implementojnë monitorimin, nuk do të ketë asnjë problem”- tha mes tjerash Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë.
 
Vlen të theksohet se Maqedonia e Veriut gjatë vitit eksporton rreth 40 deri 1000 ton patate në Kosovë, ndërsa vlera e mjaltit të eksportuar në Kosovë arrin rreth 400.000 euro  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:21

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur mes nxënësve të një shkolle në qytetin e Malishevës në Kosovë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 21:44

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për gjyqtarin të

Postuar: 20/09/2019 - 20:05

Një rrëfim rrëqethës i vogëlushes Yllka, ka përlotur kryetrin e Partisë demokratike të Kosovës, K

Postuar: 20/09/2019 - 18:51

Një stuhi brenda natës shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë,

Postuar: 20/09/2019 - 18:41

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se askush nuk do të lejohet t’i

Postuar: 20/09/2019 - 16:49

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Amerika pret nga vendi i tij që ta njohë Pavarësi

Postuar: 20/09/2019 - 15:10

Katica Janeva qëndron në paraburgim pasi gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar garancin