Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Marko Gjuriç i refuzohet hyrja në Kosovë

Postuar: 18/05/2019 - 15:05

Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, tha se kërkesa për vizitë nuk i është aprovuar Gjuriqit sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit.
 
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, paralajmëroi se të dielën do të jetë në veri të vendit, ditën kur qytetarët atje do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e katër komunave, mirëpo Gjuriç nuk do i lejohet të hyjë në Kosovë.
 
“Ka kërkuar sot leje, po ia kemi refuzuar, sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Zyberaj.
 
Ndërkaq, në një intervistë për televizionin shtetëror serb, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se nesër (e diel), do ta vizitojë veriun e Kosovës.
 
Ai planifikoi vizitë sepsi siç u shpreh këto zgjedhje janë të rëndësishme për t’i mbrojtur interesat e Serbisë. Por, një vizitë e tillë nuk do të jetë e mundur sepse MPJ nuk ia ka aprovuar kërkesën atij.
 
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen nesër  në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave.
 
Dorëheqja e tyre ka ardhur për shkak të taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Për disa muaj rresht, këto komuna mbetën pa kryetar, më pas presidenti Thaçi, mori vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 22:19

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po n

Postuar: 15/09/2019 - 18:46

Ka ndërruar jetë në spital edhe personi i tretë që u plagos nga masakra javën e kaluar në një lag

Postuar: 15/09/2019 - 13:53

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që

Postuar: 15/09/2019 - 07:52

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin “Listës Serbe” kanë ngritur dje

Postuar: 14/09/2019 - 19:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj është

Postuar: 14/09/2019 - 18:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi ka