Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Markoviç: Do të gjejmë një zgjidhje që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin

Markoviç: Do të gjejmë një zgjidhje që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin

Postuar: 14/02/2018 - 19:45

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovç, në një konferencë të përbashkët me Ramush Haradinaj, ka thënë se Demarkacioni ka përfunduar në momentin që u ratifikua në Kuvendin e Malit të Zi, por si një fqinj i mirë, Markoviç thotë se dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën. 
 
Pas takimit mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviç, të dy kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë treguar arsyen e vizitës së kryeministrit malazez.
 
Të pyetur për çështjen e Demarkacionit, Markoviç ka thënë se Mali i Zi ka përfunduar obligimin lidhur me këtë çështje, por marrë parasysh pengesat që ka hasur në Kosovë, ai ka treguar se janë të gatshëm për t’i ndihmuar Kosovës në gjetjen e zgjidhjes. 
 
Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç, ka thënë se me Kosovën duan fqinjësi dhe miqësi të shëndoshë dhe se mes dy shteteve nuk ka probleme. Çështja e Demarkacionit, sipas Markoviç, nuk është problem por vetëm një çështje e hapur.
“Ne nuk kemi probleme, kemi disa çështje të hapura dhe besoj që në të ardhmen të gjejmë një përgjigje cilësore”, ka thënë Markoviç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Mediat serbe për Daçiç: “Tani është vonë, shqiptarët kanë lobuar që nga vitet 80”

Postuar: 24/05/2018 - 15:52

Kryeredaktorja e revistës “Novi Magazina”, Nadezhda Gaçe, ka vlerësuar se angazhimi i lobistëve mbetet ende një aktivitet i rëndësishëm, por se deklarata e Ivica Daçiç, që ata duhet të jenë të angazhuar në mënyrë që të përfaqësojnë interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, vjen
Maqedoni, opozita: Gjykatat në shërbim të Zaev për të përndjekur kundërshtarët

Postuar: 24/05/2018 - 15:50

Partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM tha sot pas dënimit të ish-kreut të saj Nikolla Gruevski se partia në pushtet LSDM vazhdon me politika të përndjekjes në Maqedoni, kurse
New York/ Bisedimet për emrin e Maqedonisë, palët optimiste por pa zgjidhje

Postuar: 24/05/2018 - 15:49

Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë vazhduan sot në Neë York, mes ministrave për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.
 
Maqedoni, Gruevski pret dënimet për çështjet e tjera

Postuar: 24/05/2018 - 15:47

Nëse ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të dënohet në katër lëndët tjera, ku ai është i akuzuar nga prokuroria speciale, atëherë mund të dënohet me gjithsej 20 vite burg, pa

Postuar: 24/05/2018 - 14:00

Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Karaqevë e Komunës së Kamenicës.

Postuar: 24/05/2018 - 12:40

Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë.Në platformën e hartuar, e cila pret miratimin e Kuvendit, roli udhëheqës në dialogun me

Mali i Zi, kryeprokurori: Nuk po e mbroj Vuçiç, po e shpëtoj

Postuar: 23/05/2018 - 16:04

Kryeprokurori i Malit të Zi tha sot se organizata kriminale që tentoi grushtin e shtetit në Podgoricë, kërkonte të luante të njëjtin skenar edhe në Serbi.