BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Rajoni

Marrëdhëniet me Kosovën/ Paralajmëron presidenti Vuçiç: Pasoja të rënda për Serbinë nëse nuk e pranojmë propozimin franko-gjerman

Marrëdhëniet me Kosovën/ Paralajmëron presidenti

Të premten e javës së shkuar, pesë diplomatët perëndimorë, i dërguari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ai amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, nga Prishtina udhëtuan për në Beograd, ku në të dyja qendrat e bënë të qartë këmbënguljen e tyre për një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

Vuçiç: Nuk ka përparim drejt BE nëse nuk bashkëpunojmë

Presidenti serb Vuçiç, para qytetarëve serbë tha se, “në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan. Në rast të mospranimit, Serbia do të përballet me, ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”, tha Vuçiç.

Sipas Presidentit të Serbisë, “plani de fakto u shndërrua si kornizë e re e bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunojmë për këtë”.

Sipas Vuçiç, “ky plan është plan i të gjitha vendeve të bllokut, përfshirë edhe atyre që nuk e njohin Kosovën”, tha Vuçiq, duke shtuar se në rast të refuzimit, “për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet”. Presidenti serb vuri në pah siç tha “mosfuqinë”, e Serbisë për ta përballuar presionin ndërkombëtar dhe bëri një krahasim me vitin 1999 kohën e bombardimeve të NATO-os mbi objektivat serbe. “Millosheviçi kishte besuar se asnjë bombë e NATO-s nuk do të bjerë, sepse ata përreth i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte dhe iu deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin nëpër Serbi”, tha Vuçiç duke iu referuar bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe, pasi Beogradi refuzoi marrëveshjen e mbështetur nga perëndimi në vitin 1999.

Vuçiq tha se “nuk kemi nënshkruar asgjë, vetëm jemi përballur me fakte. Asgjë nuk do të ndodhë as sot, as nesër, as pas një apo tre muajsh. Por kur të jemi para kërkesave përfundimtare, Kuvendi i Serbisë dhe populli do të deklarohen”, tha Presidenti serb, duke kërkuar zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Kurti kundër asociacionit një-etnik

Vuçiq insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni një etnik. “Çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se ajo nuk mund të bëhet një mekanizëm një-etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar më herët kryeministri Kurti. Ai rithekson se “propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme”, por nuk komenton shumë kërkesën e vendosur nga diplomatët perëndimorë për Asociacionin e komunave serbe.

Plani franko-gjerman nuk përmend njohjen e ndërsjellë

Plani franko gjerman në kuadër të një marrëveshje Kosovë-Serbi, pjesë të të cilit publikuan mediet në Prishtinë, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Prishtina zyrtare insiston që në qendër të planit duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Të hënën i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell, informoi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, dhe tha se pret përkushtim serioz dhe gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për ta çuar përpara propozimin evropian.

“Theksojmë se përparimi në këtë proces mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Unë vlerësoj se është mënyra e vetme për të ndalur këtë rreth vicioz të krizave në terren dhe për të zbutur rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm”, tha Josep Borrell.

Plani franko gjerman, apo siç parapëlqen Borrell ta quajë ‘propozimi evropian’,  parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe./DW

Më të lexuarat