BREAKING NEWS

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të
x
BREAKING NEWS

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po
x
BREAKING NEWS

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me
x
BREAKING NEWS

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së
x
BREAKING NEWS

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen
x

Rajoni

Marrëveshja Rusi-Serbi, reagon menjëherë Kosova dhe lëshon mesazhin e fortë: Ja cilat janë planet e Beogradit

Marrëveshja Rusi-Serbi, reagon menjëherë Kosova dhe lëshon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për VOA ka theksuar se i sheh me dyshim propozimet dhe dokumentet e përfolura së fundmi si modele të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Natyrshëm, pritshmëritë e Kosovës janë që ky proces të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e cila çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Gjysmëzgjidhjet në fakt asnjëherë nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë, por në anën tjetër i jepin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë dhe po ashtu të investojë edhe më shumë në destabilizimin e rajonit tonë.

Për fat të keq edhe kjo që po ndodh tashmë në Ukrainë, që nga 24 shkurti i vitit 2022, po dëshmon se shtetet autokratike, siç është Serbia, siç është Rusia e cila e kontrollon edhe Serbinë asnjëherë nuk shquhen për veprime pozitive në raport me fqinjët e tyre, përkundrazi, Serbia vetëm sa është forcuar në veprimet e saj destabilizuese dhe tani ju e keni parë, vetëm sa e ka rritur bashkëpunimin qoftë politik, qoftë ekonomik apo ushtarak me Rusinë, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e ndikimit rus në tërë rajonin tonë dhe rrezikimin e rajonit tonë.

Prandaj besoj që kjo çfarë po ndodh në Ukrainë, të jetë një mësim për të gjitha shtetet perëndimore, se me shtetet e tilla që udhëhiqen nga mendësinë e Putinit, siç është edhe vetë Serbia që udhëhiqet nga një ish ministër i Millosheviqit, duhet gjuhë e qartë, veprime të qarta. Edhe vetë marrëveshja e fundit që Serbia nënshkroi me Rusinë për të përcaktuar vijat e politikës së saj të jashtme, në fakt në bashkëpunim me Rusinë dhe jo me BE-në, është një mesazh i qartë që Serbia nuk është e interesuar që të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, apo të anëtarësohet në BE.

Përkundër veprimeve të tyre, ne si Republikë e Kosovës po tregojmë vazhdimisht konstruktivitet, angazhim pozitiv dhe po fokusohemi që i gjithë dialogu me Serbinë, i ndëmjetësuar nga BE dhe i përkrahur fuqishëm nga SHBA, të jetë një proces që i kontribuon paqes afatgjate në rajonin tonë dhe që natyrisht është i përqendruar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Gjatë kësaj interviste , Osmani është pyetur për modelin e dy Gjermanive të pasluftës, ndërsa ka komentuar edhe dokumentin për dialogun që u bë publik në media.

Presidentja Osmani ka thënë asnjë dokument që ka qarkulluar ditëve të fundit në media, nuk i është propozuar apo dorëzuar ndonjëherë Republikës së Kosovës.

“Dokumentet që kanë qarkulluar në disa media nuk janë dokumente që janë propozuar apo dorëzuar ndonjëherë Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani për Zërin e Amerikës.

Më tej është shprehur se kur ka përpjekje të intensifikuara të dialogut mes dy shteteve, dalin dokumente nga organizata fantome.

“Mos harroni që sa herë që ka përpjekje të intensifikuara në dialogut Kosovë-Serbi, gjithnjë kemi edhe dokumente të cilat dalin nga organizatat fantome, që propozohen e ide të ndryshme që propozohen në media, por në fakt të tillat nuk kanë qenë të propozuara si dokumente të tilla në takimet tona”, tha Osmani.

Më të lexuarat