BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Rajoni

Marshojnë protestat në Greqi për vaksinat/ Punonjësit e shëndetësisë kundër urdhrit të qeverisë për vaksinim me detyrim. Ja ç’po ndodh

Marshojnë protestat në Greqi për vaksinat/ Punonjësit e

Qindra punonjës të sektorit të shëndetësisë protestojnë në rrugët e Selanikut kundër vaksinimeve të detyrueshme që ka urdhëruar qeveria për këtë sektor, si dhe ndaj vendimeve të saj për të pezulluar nga puna të gjithë ata mjekë, infermierë apo nëpunës të spitaleve që nuk duan të vaksinohen.

Prej datës 1 shtator qeveria Mitsotakis ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, madje në tryezë është hedhur edhe opsioni i shtrirjes së kësaj mase në sektorë të tjerë, midis tyre personelet e sigurisë, edukatorët dhe priftërinjtë.

Për ata që refuzojnë të vaksinohen propozohet pezullimi nga puna dhe në ndalimin e pagesës derisa të shkojnë të kryejnë vaksinimin. Më shumë se 7.000 punonjës të kujdesit shëndetësor janë pezulluar deri tani nga puna për shkak se kanë kundërshtuar procesin e vaksinimit, ndërkohë që qeveria greke ka shpallur masa të reja për të pavaksinuarit.

Kështu nga dita e hënë nuk do të ketë më teste falas nga ekipet e Organizimit Kombëtar të Shëndetit, por të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar do të duhet të paguajnë vetë testet për Covid-19, si testet e shpejta, ashtu edhe ato molekulare që do të kushtojnë nga 10 deri në 40 euro.

Ndërkohë, nëpunësit privatë do të duhet të kryejnë këto teste një herë në javë, kurse mësuesit dy herë. Gjithashtu do të ndalohet hyrja për të pavaksinuarit në ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, qendrave të zbavitjes, stadiumeve, teatrove, kinemave, muzeumeve apo vendeve arkeologjike.

Greqia vazhdon të regjistrojë mbi 2000 infektime ditore dhe numër të lartë humbjesh jete, 32 në 24 orët e fundit, ndërsa është karakteristikë fakti se nga 378 pacientë të intubuar 338 janë të pavaksinuar.

Më të lexuarat