
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Masakrat në Serbi, mijëra qytetarë në protestë kundër qeverisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Qershor 2023

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të pestën herë në një muaj, pas dy vrasjeve në masë që tronditën kombin, ndonëse presidenti populist i vendit hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krizën dhe injoroi kërkesat e protestuesve për të dhënë dorëheqjen.
Turma, duke brohoritur parulla kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, parakaloi rrugëve të Beogradit, për t’u mbledhur para selisë së tij në qendër të qytetit. Ata lëshuan një tullumbace të madhe me mbishkrimin “Vuçiç ik”.
Studentët e universitetit udhëhoqën parakalimin, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Serbia kundër dhunës!”
Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe heqjen e licencave të transmetimit për rrjetet televizive të cilat, thonë ata, promovojnë dhunën dhe lavdërojnë figurat e krimit.
Protesta e së shtunës, që ka të ngjarë të jetë më e madhja deri tani, ishte disi ndryshe nga ato të mëparshmet. Gazetarët e pavarur që mbulonin parakalimin panë grupe të krahut të djathtë të infiltruar për të promovuar agjendën e tyre nacionaliste.
Analistët thonë se disa nga këto grupe kanë lidhje të ngushta me shërbimin serb të sigurimit.
Pati raportime për mbështetës të ultranacionalistëve që sulmuan një gazetar të huaj me shkop. Disa nga sulmuesit kishin bluza me mbishkrimin rus Z, një simbol i agresionit rus në Ukrainë.
Ndërsa po binte muzgu, pjesëmarrësit ndezën telefonat e tyre celularë, duke i mbajtur lart teksa parakalonin nëpër një rrugë qendrore të Beogradit dhe rreth ndërtesës së presidencës, shumë prej tyre duke fishkëllyer dhe duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Vuçiç.
Protestuesit lanë qindra mesazhe në pusulla për presidentin Vuçiç, shumë prej tyre duke i bërë thirrje atij të jepte dorëheqjen.
Një protestë e re është planifikuar për javën e ardhshme, në atë që po bëhet një sfidë gjithnjë e më serioze për Vuçiçin, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë.
Opozita e ka akuzuar Vuçiçin për nxitje të jotolerancës dhe gjuhës së urrejtjes gjatë qeverisjes së tij gjithnjë e më autokratike, ndërsa ka marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin mbi të gjitha institucionet shtetërore. Presidenti Vuçiç e ka mohuar këtë, duke pretenduar se grupet opozitare duan rrëzimin e tij me forcë.
“Ata vetëm duhet ta dinë se gjallë a i vdekur, duke përfshirë fëmijët e mi, unë do të luftoj kundër atyre që mbështesin dhunën”, tha Vuçiç në një stacion televiziv pro-qeveritar. “Ata nuk do të më trembin kurrë”.
Dy vrasjet në masë me 3 dhe 4 maj tronditën vendin, veçanërisht sulmi i parë që ndodhi në një shkollë fillore në qendër të Beogradit, kur një djalë 13-vjeçar mori armën e babait të tij dhe hapi zjarr ndaj shokëve të tij. Tetë nxënës dhe një roje shkolle u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Një vajzë tjetër vdiq më vonë në spital nga plagët në kokë.
Një ditë më vonë, një 20-vjeçar përdori një armë automatike për të qëlluar mbi njerëzit në dy fshatra në jug të Beogradit, duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur 14 të tjerë.
Aktori i njohur serb Dragan Bjelogërliç i tha turmës se “kemi një borxh” ndaj fëmijëve të vdekur.
“Ne u detyrohemi atyre të vërtetën dhe drejtësinë”, tha ai. “Ne u kemi borxh atyre atë që nuk ua dhamë sa ishin gjallë”.
Autoritetet kanë nisur mbledhjen e armëve pas sulmeve dhe kanë dërguar policinë në shkolla në një përpjekje për të rritur një ndjenjë sigurie.
Serbia është e mbushur me armë të mbetura nga luftërat e viteve të 90-ta përfshirë raketahedhës dhe granata dore. Masat e tjera të kontrollit të armëve të deklaruara pas sulmeve përfshijnë kontrolle më të forta mbi pronarët e armëve dhe poligonet e qitjes, një moratorium për licencat e reja dhe dënime të ashpra për posedim të armëve të paligjshme./VOA
Më të lexuarat


Tensionet me Kosovën/ Vuçiç sot në CNN, gazetari gjerman sfidon presidentin serb: Ta shohim si do t’a përshkruaj situatën në një ambient ku s’i kontrollon pyetjet

Raporti i Inteligjencës së Kosovës në Kuvend, deputetja ngre alarmin dhe paralajmëron: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit, duhet të jemi të kujdesshëm

“Po planifikonin aneksimin e Veriut”/ Vjen reagimi i menjëhershëm nga ushtria serbe për akuzat e Kosovës

Ministrja Gërvalla bën paralajmërimin e fortë në median gjermane: Nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë, do të ketë luftë

Petkoviç: Nuk duam që Perëndimi të mbështesë Serbinë, ja çfarë kërkojmë

Krim i rëndë në familje shumë pranë Shqipërisë, djali vret brenda në banesë nënën e tij dhe më pas...

Tërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Ja si Vuçiç po bën “kurban” Radoiçiçin, presidenti nis përgatitjet për ekstradimin e nënkryetarit të Listës Serbe pas bisedës me Blinken, zbardhen prapaskenat e forta brenda Serbisë

Vuçiç “aktivizon” Vladimir Putinin, ja karta e fundit e presidentit serb për të qëndruar në pushtet pas shpërthimit të tensioneve në Veri

Sulmi në Veri të Kosovës/ Eksperti britanik zbardh prapaskenat e bujshme: Terroristët u trajnuan me automjetet që SHBA i dha Serbisë, Vuçiç duhet të japë shpjegime
