BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Rajoni

Mbahen zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut, votojnë personat e infektuar me Covid, votimi do të zgjasë 3 ditë

Mbahen zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut, votojnë personat e infektuar

Ditën e djeshme filloi procesi zgjedhor i Maqedonisë së Veriut, proces i cili është planifikuar të zgjasë tre ditë, si pasojë e situatës së pandemisë. Ditën e djeshme, që ishte e përcaktuar për votimin e personave të infektuar me Covid-19 dhe në vetizolim, kishin të drejtë vote 716 persona. Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa nga persona pozitivë me koronavirusin e ri. Ndërkohë numri i personave në moshë madhore me të drejtë vote në Republikë është 1.814.263. Këto janë zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të pestat të jashtëzakonshme që nga pavarësia e vendit. Këto zgjedhje, po mbahen nën masa të rrepta të distancimit social dhe higjenës, sipas protokollit të miratuar paraprakisht. Në këto zgjedhje nuk do të mbahet votimi në diasporë, sepse gjatë paraqitjes e cila ndodhi para shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme nuk u paraqitën numër i mjaftueshëm i shtetasve maqedonas. Megjithatë, emigrantët do të mund të votojnë nëse kanë udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut me dokumentacion të vlefshëm. Gjithashtu, KSHZ paralajmëroi se në zgjedhje do të mund të votojnë edhe persona me dokumentacion rrugor vlera e të cilave ka skaduar nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa është vazhduar me dekretin me fuqi ligjore të qeverisë deri më 30 korrik. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë me dije se u formuan këshilla zgjedhorë me mjekë për zhvillim të procesit zgjedhor ditën e djeshme për votimin nga të sëmurët me Covid-19 dhe personat në vetizolim. Ai tha se ata janë furnizuar me pajisje përkatëse mbrojtëse.

Legjislacioni për shitjen e votës

Dënimet për personat të cilët tentojnë që të rrezikojnë procesin zgjedhor, mënyrën e votimit ose fshehtësinë e votës në ditën e votimit, sipas Kodit Penal të RMV varionjnë nga tre deri në pesë vite burg. Kodi penal parasheh dënime me burg për blerje apo shitje votash, kërcënim ose joshje të votuesve me vende pune, ndërsa dënimet vlejnë njëjtë edhe ata që do të pranojnë oferta të këtilla në shkëmbim të votës. Neni 158 i Kodit penal, parashikon tre vite burg për të gjithë ata që do të bëjnë presion ose pengojnë qytetarët të votojnë të drejtën e votës, ndërsa dënimi është edhe më i lartë nëse këtë e bën një anëtar i këshillit zgjedhor ose person tjetër zyrtar. “Ai që me përdorimin e forcës, kërcënimit serioz ose ndonjë formë tjetër pamundëson ose pengon mbajtjen e zgjedhjeve ose votimit ose pamundëson ose pengon konfirmimin ose publikimin e rezultateve të votimit, do të dënohet së paku me 3 vite burg. Ai që kryen veprën e paragrafit 1 me përdorim të armës, eksplozivit ose mjeteve tjera të rrezikshme, me përdorim dhune ndaj dy ose më tepër personave ose në grup të organizuar, ose në territorin e dy ose më tepër vendvotimeve, do të dënohet me të paktën 5 vite burg”, shkruhet në nenin 158. Ambasada e SHBA-së në RMV i ka dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve një donacion prej 50.000 maskave mbrojtëse dhe 10.000 mjete dezinfektuese, si ndihmë dhe përkrahje në përpjekjet e Qeverisë që të mbahen zgjedhje të sigurta dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. “Është nder që jam këtu së bashku me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski dhe t’ia dorëzoj këtë donacion në emrin e Qeverisë së SHBA-së. Shpresojmë se ky donacion do të japë kontribut në përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të mbahen zgjedhje të sigurta në aspektin shëndetësor”, deklaroi ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes dhe me këtë rast potencoi se SHBA-ja e përshëndet Qeverinë për përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike, siç tha, madje edhe në këto kohëra të vështira. Ditën e sotme, ditë e përcaktuar për votimin e personave të sëmurë, të pafuqishëm, personat në burgje, ata në shtëpitë e pleqve, ata nën arrest shtëpiak dhe të sëmurë kronikë, do të votojnë 8.852 persona. Ky numër është si rezultat i pranimit nga kërkesat e 9.499 personave të regjistruar në KZK.