BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Rajoni

Mbahet në Sofje Samiti për Ballkanin, Macron: BE të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë të zgjidhin mosmarrëveshjet

Mbahet në Sofje Samiti për Ballkanin, Macron: BE të ndihmojë

Në Samitin e Sofjes të zhvilluar ditën e djeshme me kryesimin e presidentit francez Emmanuel Macron, ky i fundit është shprehur se që nga fillimi i 2020, Ballkani Perëndimor është karakterizuar nga zhvillime të cilat ai i ka cilësuar pozitive. Ndër të tilla zhvillime ai ka përmendur dy vendimet e marra nga shtetet anëtare të Bashkmit Europian për të bërë më të besueshëm dhe efikas procesin e zgjerimit, si edhe vendimin për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqdonisë së Veriut në BE. Një zhvillim pozitiv ai ka konsideruar edhe faktin që Kosova dhe Serbia kanë vendosur të vijojnë procesin e dialogut në korrik të këtij viti, proces që ishte ndërprerë për rreth 20 muaj. “Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane, prandaj është thelbësore që Bashkimi Evropian të drejtojë përpjekjet e ndërmjetësimit midis dy palëve në mënyrë që të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për të mirë”, ka vijuar Macron. Sipas tij, Franca ka kontribuar në këto hapa pozitivë dhe do të mbetet e vendosur për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, qoftë në përpjekjet e tyre për reforma apo në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike.

Përpjekjet për liberalizimin e vizave të Kosovës

Pavarësisht se Kosova tashmë ka kohë që i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, ende nuk është bërë liberalizimi i vizave çka do të mundësonte një lëvizje më të lirë të qytetarëve të saj. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku folën për liberalizimin e vizave dhe ndihmën që BE-ja mund t’i ofrojë Kosovës në këtë aspekt. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se i ka kërkuar Szunyog që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin në BE. “Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave”, njofton Haradinaj. Ndërkohë, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka pritur ditën e djeshme në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Cufaj e Cramon gjatë takimit biseduan për situatën aktuale politike në Kosovë, e po ashtu edhe për çështjen e liberalizmit të vizave. “Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj priti në një takim pune Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, zonjën Viola von Cramon. Në takimin e përbashkët u bisedua situata aktuale në Kosovë, presidenca gjermane me BE-në, çështja e përmbylljes së procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës dhe aspekte tjera të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Schieb flet për Serbinë, Kosovën dhe BE

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, u shpreh ditën e djeshme se ka përshtypjen se imazhi i Bashkimit Evropian nuk është aq pozitiv në Serbi, ndonëse është shprehur se shteti Serb e meriton që të bëhet anëtare e Unionit Europian. “Sigurisht që mund të përfitojë nga ato që BE ka për të ofruar. Ne duhet të punojmë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë ai për mediat serbe. Më tej Schieb ka folur edhe lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe ka paralajmëruar që zgjidhja e çështjeve të lëna pezull mes dy shteteve, duhet që të zgjidhen e të marrin fund përpara integrimit të Serbisë në BE. “Sundimi i ligjit vendos gjithashtu shpejtësinë me të cilën Serbia po i afrohet BE-së. Kosova nuk është çështja e vetme, ka shumë tema të tjera teknike. Serbia është në mes të këtij procesi. Por po, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është i nevojshëm. Ekziston një proces negociatash, Miroslav Lajcak po e udhëheq atë në emër të BE dhe qëllimi është që të dy palët të bien dakord mbi një marrëveshje të plotë që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, citohet të ketë thënë ambasadori Schieb.