
Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

Mbahet seanca e parë e dialogut mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy shtetet një hap më pranë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

Shkruar nga Sonila ELEZI 26 Janar 2022

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë hedhur ditën e djeshme një hap më tej në rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të cilat stopuan edhe rrugën e integrimit europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dje është mbajtur e para seancë plenare e mbledhjes së dy Qeverive në Sofje, ndërsa pas saj punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë Artan Grubi, ka vlerësuar gatishmërinë për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. “Vetëm një javë pas vizitës së kryeministrit bullgar në Shkup, gatishmëria e shprehur për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në një dimension më konstruktiv dhe dinamik, po konkretizohet sot me mbledhjen e përbashkët mes qeverive tona. Dita e sotme është tregues i përkushtimit për të projektuar bashkë rrugën e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor të vendeve tona, për të përmirësuar komunikimin mes qytetarëve tanë dhe për të tejkaluar dallimet në kontestin shumëvjeçar mes vendeve tona”, ka shkruar Grubi në Facebook.
Kovaçevski-Petkov
Delegacioni maqedonas i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, është pritur dje nga kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrat e qeverisë së tij. “Mesazhet pozitive nga vizita në Shkup dhe atmosfera miqësore e këtij takimi konfirmojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë jashtëzakonisht të interesuar për lidhje të forta ekonomike dhe për aktivitete të ndërlidhura të bashkëpunimit”, është shprehur shefi i ekzekutivit maqedonas. Kovaçevski theksoi se si në Shkup ashtu edhe në Sofje dialogu filloi nga qëndrimi se momenti i ri politik i krijuar përmes mandateve të dy qeverive të reja krijon kushte për të bërë një hap të përbashkët përpara në të ardhmen. Kryeministri Kovaçevski shtoi se një hap i mëtejshëm është bërë në Sofje me formimin e grupeve punuese nga të cilat pritet që në këtë seancë të përbashkët të jenë prioritetet në secilën fushë të kompetencës së tyre ra dakord. “Ne do të punojmë përmes potencialeve dhe mundësive, jo përmes problemeve dhe pengesave. Ky është çelësi i së ardhmes dhe veçanërisht i së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian”, tha ai. Për sa i përket kërkesës së Bullgarisë për përfshirje të qytetarëve bullgarë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kovaçevski ka sqaruar se ky është një proces i ndërlikuar dhe me shumë hapa. “Në Kushtetutën tonë, përveç popullit maqedonas, ka edhe shqiptarë dhe të tjerë që përbëjnë komunitetet e tjera që janë pjesë e Kushtetutës dhe normalisht nëse qytetarët e tjerë në vend që vetëvendosen në një mënyrë tjetër dhe ata mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, normal që do të ndodh në rrugën e një shteti drejt BE-së, meqenëse atëherë hapet Kushtetuta që të bëhen dhe ndryshime të tjera, asokohe do të përfshihen edhe këto çështje, kuptohet në bazë të kërkesave të qytetarëve”, është shprehur ai. Mbi takimin është deklaruar edhe kryeministri bullgar Petkov. “Formimi i kalendarit të përbashkët të qeverive dhe grupeve punuese është i një rëndësie të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut përmes realizimit të planeve dhe projekteve realiste”, ka deklaruar ai. Shefi i qeverisë bullgare foli edhe në lidhje me komisionin historik, për të cilin paralajmëroi zhvillimin e të paktën tre takimeve në katër muajt e ardhshëm. “Dua të nënvizoj se komisioni historik, gjatë katër muajve të ardhshëm do të ketë së paku tre takime. Realisht këto memorandume kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të rajonit, të cilin zhvillim do ta ndiejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Punë shumë intensive, kjo është pikëpamje shumë optimiste drejt rezultateve të përbashkëta. Nga takimet e sotme shihet sinergji dhe avantazhet nga miqësia e mirë”, tha Petkov. Ai gjithashtu njoftoi se janë nënshkrura tre memorandume shumë të rëndësishme në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe infrastrukturës.
Më të lexuarat


Tensionohet situata në Ballkan, amerikanët nuk pranojnë “rrugën e tretë” që po ndjek Vuçiç me Putinin, Serbia nuk tërhiqet dhe shpërthen në akuza ndaj SHBA

Mediat serbe zbulojnë prapaskenat: Brukseli dhe Uashingtoni të pakënaqur me Albin Kurtin rreth dialogut Prishtinë-Beograd

Gjendet i pajetë në hotel një burrë, dyshimet e para

E rëndë/ Tmerrohen turistët, gjendet e vdekur pasagjerja në anije

Video/ Grabitën kasafortën e biznesmenit me 880 mijë euro, arrestohen autorët

Toka nuk gjen qetësi! Greqia goditet sërish nga tërmeti

“Është e rëndësishme të kemi një marrëdhënie të mirë me BE-në, por tani detyra jonë është të...”/ Paralajmërimi i fortë nga presidenti Vuçiç: Një dimër shumë i vështirë e pret botën

Prag lufte, Forcat Speciale gjermane gati të zbarkojnë në Ballkan për të siguruar paqe dhe stabilitet, ja si Berlini po përgatit rikthimin e madh në rajon

Kërkesa e Kosovës për t'u anëtarësuar në KiE mbetet në “sirtar”, ja vendimi i papritur Komitetit të Ministrave

“Qytetarët do të jetonin dhjetë herë më mirë nëse i vendosim sanksione Rusisë”/ “Deklaratë populiste”, ekspertët serbë i dalin kundër Vuçiçit, japin alarmin për...
