BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Rajoni

Mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi, Beogradi vendos kushte për vijimin e bisedimeve mes palëve

Mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi, Beogradi vendos kushte për

Ditën e djeshme është zhvilluar takimi i radhës midis palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të vijimit të procesit të dialogut. Takimi u paralajmërua që do të ishte në nivel ekspertësh dhe ndërmjetësues ishte i dërguari special i BE për dialogun, Miroslav Lajçak. Pjesë e delegacionit të Kosovës si ekspertë të ekonomisë kanë marrë pjesë Muhamet Mustafa dhe Robert Muharremi. Tema që është diskutuar gjatë takimit ka qenë ajo për pretendimet financiare dhe çështjet e borxhit. Në përfundim të takimit koordinatori i Kosovës, Skënder Hyseni deklaroi se gjatë bisedimit nuk është folur për çështjen e bashkësisë së komunave serbe. “Nuk është diskutuar fare kjo temë. Natyrisht që delegacioni serb ka bërë përpjekje që ta hapë këtë temë, ndërkohë që ne e kemi refuzuar kategorikisht”, u shpreh Hyseni. Sa për pretendimet financiare, ai tha se kërkesat e Kosovë janë të bazuara në praktikat e mëparshme të suksesionit, siç ka ndodhur me vende të tjera të ish-Jugosllavisë. “Ne e shohim si çështje të suksesionit, e cila duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, mbi praktikat e suksesionit që kanë ndodhur midis entiteteve të ish-Jugosllavisë, tashmë shtete të pavarura. Dhe ky është qëndrimi i Republikës së Kosovës. Në këtë, patjetër që përfshihen edhe borxhi i jashtëm, ta zëmë. Edhe këtu Kosova ka qëndrim shumë parimor, që është në pajtim të ngushtë me të drejtën ndërkombëtare”, tha Hyseni. Ndërkohë sa i diskuton temës për borxhin e jashtëm, ai tha se, Kosova mbështet parimin e të drejtës ndërkombëtare dhe negocion me Serbinë si shtet i pavarur. Hyseni tha që pavarësisht përpjekjeve të delegacionit serb, asociacioni nuk është diskutuar fare në ditën e sotme. Megjithatë, ai kujtoi se tema që mbetet për t’u diskutuar tani është statuti i asociacionit, dhe se Prishtina do të japë një qëndrim të qartë politik.

Serbia vendos kushte

Kreu i delegacionit të Beogradit në bisedimet me Kosovën, Marko Gjuriç, ka deklaruar ditën e djeshme pas zhvillimit të takimit në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. “Një takim i mundshëm në të ardhmen i nivelit më të lartë mes dy vendeve, do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin”, deklaroi Gjuriç. Politikani serb tha se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të së enjtes ka insistuar që tema e Asociacionit të jetë si tema e parë e bisedës, por, sipas tij, një gjë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës.

Hoti në Parlament

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u tha deputetëve të Kuvendit të Kosovës se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. Ai tha se ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Hoti ka thënë se Kosova ka obligim për t'i normalizuar raportet me vendet në rajon, duke përfshirë dhe shtetin e Serbisë. “Integriteti territorial është i panegociueshëm, dhe nuk është shtruar si çështje para meje, organizimi kushtetues i Kosovës nuk bën të preket, nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë. Për këto dy parime të dialogut, ka mbështetje të plotë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Parimi i tretë është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Hoti. Ai ka theksuar se në këtë fazë të dialogut, është duke u bërë draftimi i elementeve të caktuara të marrëveshjes për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti duke iu kundërpërgjigjur deputetëve opozitar tha se Kosova nuk ka humbur asgjë nga marrëveshja e Uashingtonit me Serbinë. “Çka humb Kosova, hajde po i listojmë, asgjë. Në marrëveshje nuk humbë asgjë, a është marrëveshja perfektë, nuk është. Do të ishte nëse do të kishim mbyllur në Uashington me njohje reciproke dhe do të kishim ecur përpara si dy shtete normale në integrime euro-atlantike”, tha Hoti.