Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Rajoni

Mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, BE del kundër SHBA, kritikon zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem

Mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, BE del kundër SHBA,

Brukseli ka qenë stacioni i radhës në vazhdën e takimeve mbi procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe zbutjen e klimës në rajon. Të hënën pjesëmarrës në takim veç palëve kanë qenë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. “Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur Borrell. Përfaqësuesi i lartë i BE-së po ashtu tha se është e natyrshme që të ketë edhe qëndrime të ndryshme, por sipas tij, janë aty për të gjetur edhe gjërat e përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura. Pas përfundimit të takimit Bashkimi Europian ka bërë publik një deklaratë të përbashkët të Presidentit serb, Vuçiç dhe Kryeminisytrit ktë Kosovës, Hoti. Në deklaratë thuhet se të dyja vendet u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar përafrimin e mëtejshëm me BE-në, në përputhje me detyrimet përkatëse. “Në këtë drejtim, dokumentet e nënshkruara së fundmi në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme lidhur me dialogun të ndërmarra nga të dy palët, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

Deklaratat e Hotit dhe Vuçiçit pas takimit

Avdullah Hoti është shprehur se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për drafitimin e një marrëveshjeje finale, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke. “Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, si shtet që jemi të gatshëm të lëvizim përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Unë me kënaqësi them se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale mes të dy shteteve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohjen reciproke”, shtoi ai. Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar pas takimit se në thelb janë harmonizuar rreth çështjes së të pagjeturve dhe personave të zhvendosur, duke theksuar se kanë trajtuar edhe çështjet ekonomike duke hapur dy tema të reja, ku një prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. “Sot janë hapur dy tema të reja: çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ajo e pronave dhe kërkesave financiare”, ka deklaruar Vuçiç përpara gazetarëve.

Ambasadat në Jerusalem

Përkushtimi që kanë shprehur Kosova dhe Serbia pas takimeve të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, se do të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytet të shtetit, ka shkaktuar “shqetësim të thellë” në Bashkimin Evropian. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian. Ai ka thënë se BE-ja shpreh “shqetësim dhe keqardhje serioze” për këtë. Stano, megjithatë, ka thënë se vendimi i Serbisë për të bartur selinë e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem dhe ai i Kosovës që, me vendosjen e raporteve diplomatike me Izraelin, ta hapë edhe ambasadën në po këtë qytet, janë obligime bilaterale, që këto dy palë i kanë marrë ndaj Izraelit. Stano ka thënë se duhet pyetur Kosovën dhe Serbinë se cilat janë motivet dhe pasojat e një vendimi të tillë. “Asnjë ambasadë e ndonjë vendi të BE-së nuk është në Jerusalem. As zyra e delegacionit të BE-së në Izrael nuk është në Jerusalem”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

"Pasi edhe Kosova, edhe Serbia janë shprehur të përkushtuara për integrimet evropiane, si qëllim strategjik, ato edhe duhet të sillen në këtë mënyrë", ka shtuar ai. BE-ja ende e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze. Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është caktuar të mbahet më 28 shtator.