BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Rajoni

Mbi 50 të plagosur, dhjetëra të arrestuar! Atentat me snajper/ Dy ditë tensione në ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe

Mbi 50 të plagosur, dhjetëra të arrestuar! Atentat me snajper/ Dy

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse në Mal të Zi, mitropolitit Joanikije. Dy ditë trazira që u shoqëruan me protesta të shumta.

I shoqëruar nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio, Joanikije u betua ndërkohë që brenda objektit të kultit këndohej këngë për mbërrijen e ushtrisë në Kosovë.

Mitropoliti Joanikije shkoi mëngjesin e djeshëm në Manastir me helikopter dhe i rrethuar nga forca të shumta sigurie, për të shmangur turmat e protestuesve dhe rrugët, të cilat ishin të gjitha të bllokuara nga protestuesit. Por pas largimit pretendoi se ishte kërcënuar me snajper. Detaj që iu konfirmua edhe nga zv.kryeministri Dritan Abazoviç.

Ky i fundit, edhe pse me origjinë shqiptare, ka takuar pas ceremonisë klerikët serbë, ndonëse kënduan këngë për pushtimin e Kosovës. Kundër shugurimit doli presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, i cili e dënoi ashpër këtë kurorëzim, duke shtuar se qeveria përdori padrejtësisht autoritetet e sigurisë për të shtypur protestuesit. Madje këshilltari i tij, Veselin Veljoviç u arrestua.

Presidenti dhe të tjerë mbështetës të tij, e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”. Nga ana tjetër ata kërkojnë pavarësinë e Kishës Ortodoske malazeze, ndaj asaj serbe.

Megjithatë bilanci i dy ditë protesta ka qenë i rëndë, pasi janë plagosur të paktën 30 civile si dhe 20 efektikë policie, ndërkohë që 14 persona janë vendosur në pranga. Për shkak të situatës së tensionuar, një reagim i fortë erdhi edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi, e cila bëri thirrje të gjitha palëve në vend që të qetësohen dhe të mos degradojnë situatën. Ndërkohë që reagime të forta kishte si nga Serbia, ashtu edhe nga politika e Kosovës.