
A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

“Mbi 800 mijë refugjatë boshatisën vendin”, sot me dhimbje kujtohet 24 vjetori nga ndërhyrja e NATO-s për ‘shfarosjen’ e agresionit jugosllav

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Mars 2023

Sot plot 24 vite më parë, NATO bëri ndërhyrjen e nevojshme për ndalimin e gjenocidit kundër popullit të Kosovës.
Sulmet filluan në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, mundësoi edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s. Sot, 24 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël. Ata janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.
Më të lexuarat


Dy ditë pas tensioneve me policinë e Kosovës, ja si paraqitet situata në komunat në veri

Tensionet Kosovë-Serbi/ Profesori amerikan zbulon kush është “çelësi” që zgjidh konfliktin: Ja 4 shtetet të BE-së që mund t’i japin fund trazirave

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti takim urgjent me emisarin gjerman Manuel Sarrazin, ja çfarë pritet

Nuk ka qetësi për vendin fqinj, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Vuçiç-it nga partia? Mediat botërore zbërthejnë planin e presidentit serb

Fotografia e Putinit gjendet në zyrën e ish-kryetarit të Zveçanit

Blinken kritikoi ashpër Kosovën, vjen menjëherë reagimi nga kongresmeni amerikan

Tensionet në Veri/ Eksperti i njohur zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të DASH

Albin Kurti reagon pas tensioneve në veri dhe kritikave të ShBA-së e QUINT-it

Situata në Veri/ Historiani tregon arsyen pse Kurti shkaktoi tensionet
