BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Rajoni

Mbyllet fushata zgjedhore në Kosovë, nesër votohet për qeverinë e re, kandidatët bëjnë premtimet e fundit

Mbyllet fushata zgjedhore në Kosovë, nesër votohet për

Dita e djeshme ka qenë dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërsa sot vendi është nën pushtetin e heshtjes parazgjedhore. Të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje kanë mbajtur dje tubimet përmbyllëse dhe deklaratat e fundit përpara se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në tubimin e organizuar nga partia e tij, ka mbajtur fjalimin në përpjekje për të nxitur qytetarët të votojnë LDK dhe alternativën e tyre për kryeministër, Avdullah Hotin. “Ne po garojmë për fitore. Po garojmë të qeverisim me vendin. Po garojmë që Kosovës t’i ofrojmë perspektivë zhvillimore, demokraci të mirëfilltë parlamentare, ta bëjmë pjesë të rëndësishme evropiane; të fuqizojmë bashkëpunimin e domosdoshëm me SHBA-të. Si Kryetar i LDK-së jam i bindur se juve, qytetarëve të respektuar, ua kemi ofruar një kandidat të ditur, të pjekur dhe të sprovuar për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. Ua kemi propozuar Listën me kandidatë për deputetë, që meritojnë respektin, përkrahjen dhe votën tuaj”, ka deklaruar Mustafa. Më tej ai ka rreshtuar një sërë pikash të kategorizuara si vlera të Lidhjes Demokratike, të tilla si familja, integriteti i saj, e ardhmja e fëmijëve, perspektiva e të rinjve dhe besimi në Zot. Më tej ai ka deklaruar se mbështet ndryshimin, por jo çdo lloj ndryshimi. Ai tha se mbështet ndryshimin e shëndetshëm që sipas tij mund ta sjellë vetëm LDK si një parti të cilën e ka quajtur shtetformuese. “Sot kërkoj votën tuaj për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për fortesën e shtetndërtimit; kullën e lirisë dhe të demokracisë. Kërkoj besimin tuaj për programin dhe vizionin tonë për shtetin. Kërkoj votën tuaj për Kryeministrin Hoti, për kandidatët tanë për deputetë: të votoni ministrat tanë të suksesshëm, deputetët që kanë mbrojtur interesat tuaja, kryetarët e suksesshëm të komunave, ekonomistët, inxhinierët, profesorët, mësuesit, ndërmarrësit, bujqit, fermerët, juristët, çlirimtarët; të votoni gratë, të rinjtë e burrat që frymojnë dije e përgjegjësi për këtë vend e për këtë popull”, vijoi Mustafa.

Hoti mbyll fushatën

Ndërkohë kryeministri në detyrë Avdulla Hoti, në fjalën e tij përmbyllëse ka përmendur si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë së tij marrëveshjen e nënshkruar në Uashingtion. Hoti tha se ajo marrëveshje rihapi portat e mbyllura nga aleatët dhe solli shumë të mira për shtetin, si në fushën e ekonomisë, mbrojtjes dhe diplomacisë. “Ne e sollëm marrëveshjen e Uashingtonit, e cila i sjellë Kosovës 1 miliard dollarë investime dhe mijëra vende pune, i solli një njohje të re pas tri vitesh bllokadë, e hapi tregun amerikan për qasje në financa dhe, mbi të gjitha, e fuqizojë miqësinë tonë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë marrëveshje, dhe me shumë projekte të tjera, unë ju ftoj të votoni Lidhjen Demokratike, për ta bërë Kosovën qendër për inovacion dhe teknologji”, tha Hoti. Më tej, kreu i ekzekutivit ka theksuar arritjet me Forcat e Sigurisë dhe faktin që ka marrë vëmendjen e SHBA më shumë se vitet e kaluara. “Me Lidhje Demokratike, Kosova kontribuon në ruajtjen e paqes kudo nëpër botë, me vajzat dhe djemtë Forcës së Sigurisë së Kosovës, që tani janë bërë pjesë e Ushtrisë Amerikane në misione paqeruajtëse. Me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, Kosova është vënë në qendër të agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Hoti. Në fjalimin përmbyllës nuk kishte se si të mungonin edhe sulmet apo thumbimet për kandidatët e tjerë, të cilët ai i ka konsideruar si njerëz pa vizion. “Të tjerët nuk kishin vizion për të parë rëndësinë e kësaj marrëveshje të Uashingtonit. Vetëm ne kemi dëshmuar se nuk zmbrapsemi para sfidave. Vetëm ne i realizojmë premtimet. Mbi të gjitha, duke votuar Lidhje Demokratike, ju respektoni traditën, përkushtimin për shtet”, tha kryeministri Hoti.