Rajoni

Mbyllet numërimi i votave, Zaev siguron 46 mandate, BDI e Ali Ahmetit siguron 15, shqiptarët vendimtarë për qeverinë e re

Mbyllet numërimi i votave, Zaev siguron 46 mandate, BDI e Ali Ahmetit

Ndërkohë që analistët maqedonas kanë filluar të ndërtojnë skenarët se cili mund të jetë koalicioni i radhës për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhore, partia në pushtet LSDM ka dalë me mendimin se tani është koha që qytetarët të pushojnë nga politike dhe se Qeveria e re do të formohet pas festës së Ilindenit. Nga LSDM thonë se kryetari i tyre Zoran Zaev ka shkuar në pushim veror, por thonë se ai do të jetë mandatari dhe kryeministri i ri i vendit. Pasi të jepet mandati për qeverinë e re nga presidenti, pritet që mbledhja konstituive të mbahet më 30 korrik.

Ndërsa sa i përket Qeverisë së re, një nga opsionet është që ajo të vazhdojë me partnerët e vjetër të koalicionit: LSDM, BDI dhe PDSH, të cilët së bashku kanë 62 deputetë. Opsioni tjetër që presin nga OBRM-PDUKM është që ata ta formojnë Qeverinë e re, por që nuk zbulohet se cili do të jetë aleati nga ana shqiptare. Nga ana tjetër, nga BDI ju jep mundësi të barabarta edhe LSDM-së edhe OBRM-PDUKM-së, sipas një postimi të zëdhënësit të tyre Bujar Osmani në Facebook. Kurse për një pjesë të analistëve politik, koalicioni më i mundshëm është ai në mes LSDM-së dhe BDI-së. Megjithëse asnjëra nga palët nuk flasin zyrtarisht për negociatat dhe formimin e një shumicës parlamentare, mediat maqedonase kanë mësuar se tashmë është rënë dakord që afatet për krijimin e Kuvendit dhe qeverisë së re do të shkurtohen dhe ato do të formohen gjatë verës.

Reagimi i BE dhe Ambasadës Amerikane për zgjedhjet

Komisari për zgjerim Oliver Varhelyi dhe shefi i diplomacisë së BE-së Jossep Borrell kanë reaguar në emër të Bashkimit Europian. Ata thanë se BE i uron qytetarët që e realizuan të drejtën e votës, edhe përkundër sfidave me pandeminë COVID-19. “Ne presim të punojmë me një parlament të fortë dhe një koalicion të qëndrueshëm qeveritar që duhet të përmbushë qëllimet strategjike të vendit të integrimit në BE dhe të përmbushë pritjet e qytetarëve,” thanë Varhelyi dhe Borrell në deklaratën e përbashkët ndër5kohë që Maqedonia e Veriut duhet deri në fund të vitit ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare, në të cilën do të hapen kapitujt e parë për anëtarësim në BE Për zgjedhjet ka reaguar edhe Ambasada amerikane E cila me anë të një postimi shkruan se si zgjedhje të para të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë. “E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve. Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, nga fillimi i vitit, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë”, theksohet në qëndrimin e Ambasadës.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti ka cilësuar se pavarësish se momentalisht ka 15 mandate, mund të pritet një mandat shtesë duke pasur parasysh që mund të ndodhë ndonjë ndryshim për shkak të çështjeve të ankesave. Ai ka vlerësuar se ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara shqiptarët kanë marrë 20 deputetë, sot janë me 34 mandate shqiptarësh. “Janë 4 mandate të Besës, plus 1 që është Nënkryetari i LSDM, shqiptar, bëhen pesë. Aleanca dhe Alternativa, 8 plus 4, që bëhen 12. Bashkimi Demokratik, 15 dhe Partia Demokratike Shqiptare, 1 mandat. Gjithsej, janë 34 mandate të shqiptarëve”, sqaroi ai. Gjithsesi lajmi i mirë është se Ahmeti nuk eliminon si mundësi që Kryeministri aq lakur shqiptar nuk është e thënë që të jetë i zgjedhur vetëm nga partia e tij, pra mund të jetë edhe i një partie tjetër, madje nuk kundërshtoi se ekziston mundësia që të kemi një kryeministër me mandat 2 vjeçar shqiptar dhe një tjetër maqedonas me mandatin 2 vjeçar që ngelet.