BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Rajoni

Mbyllet votimi në Maqedoninë e Veriut, sondazhet e organizatave amerikane zbulojnë partinë me mbështetjen më të madhe

Mbyllet votimi në Maqedoninë e Veriut, sondazhet e organizatave

Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej kanë votuar 922.678 qytetarë ose ndryshe 50.86% e votuesve. Pjesmarrja më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse pjesmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Si rregull, kutitë e votimit dërgohen në Komisioni Komunal Zgjedhor 5 orë pas përfundimit të votimit në rang kombëtar. Rezultatet e para të votimit publikohen në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet e procesverbaleve publikohen 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ndërkohë sipas KSHZ rezultatin përfundimtar do të publikohet në një afat pas 24 orësh.

Maqedonia e Veriut është e ndarë në gjashtë zona zgjedhore, ku nga secila dalin nga njëzet deputetë për në parlament dhe teksa në garë janë 15 parti politike dhe koalicione, me gjithsej 1578 kandidatë.

Drejtuesit politikë shqiptarë kandidojnë në zonën e gjashtë, që përfshin Tetovën, Gostivarin, një pjesë të Kërçovës e të Dibrës. 

Të gjitha partitë shqiptare së bashku kanë patur 20 deputetë në përbërjen e fundit të parlamentit dhe dy të tjerë nga radhët e Lidhjes Social Demokrate, e cila fitoi dhjetra mijë vota të shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2016.

Përveç partive ‘Aleanca për Shqiptarët’ dhe ‘Alternativa’, të cilat janë në koalicion të përbashkët dhe që garojnë me moton “Për kryeministrin e parë shqiptar” me ish-politikanin Naser Ziberi për në këtë post, të tjerat garojnë veç e veç, kurse ‘Lëvizja Besa’ është bërë pjesë e koalicionit me ‘Lidhjen Social Demokrate maqedonase’ që përmbledh brenda vetes rreth njëzet parti të vogla e entitete politike.

Sondazhet e organizatave amerikane IRI dhe NDI të para pak javëve nxjerrin LSDM-në si partinë me mbështetjen më të madhe në këto zgjedhje, por vetëm me 1 deri në 2 përqind më shumë ndaj rivales konservatore VMRO-DPMNE.