BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Rajoni

‘Mbyllni kufijtë, shifrat janë të frikshme’, presidenti i shtetit fqinj jep alarmin

‘Mbyllni kufijtë, shifrat janë të frikshme’,

Presidenti i Malit të Zi, Milo ?ukanovi? ka ngritur alarmanin për sa i përket situatës me Covid-19 në vendin fqinj, duke kërkuar madje mbylljen e kufirit.

Ai iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi me anë të një video, ku deklaroi se situata e vështirë që vendet e tjera e kaluan në majin e vitit të shkuar po ndodh aktualisht në Mal të Zi.

“Shifrat e tmerrshme mbi rritjen e përditshme të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve nuk duhet të lënë askënd indiferent në Mal të Zi”, tha Gjukanoviq, duke shtuar: “Shëndeti i qytetarëve tanë është në rrezik serioz”.

Ai tha se në vetëm mbi 11 muaj, më shumë se 1.000 qytetarë vdiqën si rezultat i infektimit me koronavirus.

“Për këtë qëllim, është e nevojshme të azhurnohen dhe zbatohen me forcë masat adekuate epidemiologjike, të kontrollohet në mënyrë efikase dhe efektive pajtueshmëria e tyre, të mbyllet kufiri për hyrje në Malin e Zi pa test PCR, si dhe të përshpejtohet procesi i imunizimit të popullatës në interes të shëndet më efikas dhe afatgjatë. Nëse kemi sukses në atë, duhet të ngrihemi mbi të gjitha ndarjet, të harrojmë akuzat e ndërsjella dhe të gjitha ndryshimet dhe mosmarrëveshjet e një natyre politike dhe tjetër”, tha Dukanovic.

Më të lexuarat