BREAKING NEWS

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e papritur

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e
x

Rajoni

“Më pa në sy dhe më tha...” , vazhdojnë ‘përplasjet’ e kryeministrit me Amerikën, Kurti i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ambasadorit Grenell

“Më pa në sy dhe më tha...” , vazhdojnë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është përgjigjur ambasadorit Richard Grenell, i cili mbrëmjen e sotme në një televizion kosovar tha se Kurti i kishte premtuar heqjen e taksës.

“Ai më pa në sy dhe tha se do ta heqin taksën”, ka thënë Grenell mbrëmjen e sotme, deklaratë e cila ka nxitur një reagim të menjëhershëm të Albin Kurtit.

Kryeministri i Kosovës thotë se është takuar dy herë me Grenell, dhe i detajon takimet me vendin, datën dhe orën ku janë zhvilluar, ndërsa shton se i ka thënë në sy ambasadorit që nuk e heq taksën ndaj Serbisë pa reciprocitet. Sakaq, Kurti përshëndet dhe deklaratën e Grenell se nuk do të ketë shkëmbim territorial.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t'u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Më të lexuarat